E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Nuk jam ftuar në Shkup

Prishtinë -Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka konfirmuar sot vetë se nuk është ftuar në inaugurimin e presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov. Megjithëse ky veprim është kritikuar nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, presidenti Sejdiu ka thënë se Kosova do të vazhdojë rrugën e njëjtë të bashkëpunimit me këtë shtet fqinj, njofton Evropa e Lirë. Presidenti Sejdiu i ka bërë këto komente pas kthimit nga Turqia, ku qëndroi për një vizite disaditëshe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›