Japoni, lëkundje tërmeti

Një lëkundje tërmeti është ndjerë në Tokio, bëjnë të ditur mediat lokale. Lëkundja sizmike ishte 6 ballë dhe epiqendra e saj ishte në Ciba, në veri-lindje të Tokios, thote Agjencia meteorologjike japoneze.
Sipas këtij burimi, tërmeti është ndjerë rreth orës 22:37 me orën lokale dhe në kryeqytetin japonez janë tronditur xhamat e banesave.
Shteti më i zhvilluar aziatik po vuan ende pasojat e tërmetit të 11 marsit, që u shoqërua me një tsunam të fuqishëm, që dyshohet se ka shkaktuar 14 mijë viktima.