Turqia shpenzon 4 miliardë dollarë për helikopterë

Agjencia shtetërore turke e lajmeve njoftoi se prodhuesi amerikan i helikopterëve "Sikorsky Aircraft" ka nënshkruar marrëveshje me autoritetet e Turqisë të vlefshme 4 miliardë dollarë amerikanë.
Turqia planifikon të ripërterijë flotën e helikopterëve me qëllim që të mund t`u kundërvihet kryengritësve kurdë në verilindje të vendit.
Kontrata me kompaninë amerikane parasheh blerjen e 109 helikopterëve të rinj.