E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, FMN kërkon masa të reja sindikatat në grevë

ATHINE-Ndërsa FMN kërkon nga qeveria greke të marrë masa të reja antikrizë gjatë vitit 2011, sindikatat e punëtorëve në vend i kundërshtojnë me forcë këto masa. Si shprehje e këtij kundërshtimi është edhe greva 24 orëshe që po zhvillojnë sot gazetarët dhe punonjësve të transportit publik në gjithë Greqinë. Greva e punonjësve të transportit publik do të shkaktojë crregullime në trafikun e qyteteve greke sidomos në kreyqytet por po ashtu nuk do ketë asnjë emision informativ nëpër televizione për shkak të protestës së gazetarëve. Protesta e tyre bëhet kundër masave antikrizë që mund të prekin vendin e tyre të punës ose pagën e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›