E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Haitit kritikon të huajt për shpërndarjen e ndihmave

Porto Prince, 30 janar, NOA Nga ana e
autoriteteve haitiane janë shtuar kritikat për shkak të mungesës së koordinimit
të mirë të ndihmave që po mbërrijnë nga dita në ditë në rajonin e shkatërruar
nga tërmeti. Ka qenë vetë presidenti i Haitit, René Préval i cili është ankuar publikisht
me argumentimin se qeveria e tij nuk është përfshirë sa duhet në shpërndarjen e
ndihmave.

Sipas tij, ndihmat po shkojnë drejtpërsëdrejti
tek organizatat ndërkombëtare dhe qeveria në Haiti ka vendosur që për këtë
shkak të emërojë një person për koordinimin e ndihmave emergjente.

Nga ana e tij, presidenti i Ekuadorit, Rafael
Correa, pas një takimi me homologun e tij nga Haiti, foli për një
"imperializëm të donatorëve".

Ata paguajnë para por shumica e këtyre parave
kthehet sërish në llogari të tyre, deklaroi ai gjatë një konference të
përbashkët.

Një zëdhënës qeveritar vlerësoi se numri i të
vdekurve ndërkohë ka mbërritur në 180.000, që janë 10.000 më shumë se në
bilancin e mëparshëm.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›