E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia në Haiti, kapen 10 amerikanë duke rrëmbyer foshnja

Port o Prince, 31 Janar NOA Për banorët e Haitit
duket se tragjedia e frikshme me afro 200 mijë të vdekur nga tërmeti i fuqishëm
i pak javëve më parë, nuk mund të jetë problemi i vetëm, ata duhet të ruhen dhe
nga disa amerikanë përfitues që shfrytëzojnë rastin të rrëmbejnë foshnjat.

Policia e Haitit, konfirmoi se ka arrestuar dhjetë
shtetas amerikanë, të cilët përpiqeshin të rrëmbenin 33 fëmijë për një skemë
ilegale të adoptimit.

Njëri nga të dyshuarit, i cili tha se është kryetar i një organizate humanitare
nga Idaho mohoi të kenë bërë çfarëdo gabimi.

Të dyshuarit u arrestuan në Malpase,
vendkalimin kryesor të Haitit me Republikën Domenikane, pasi policia kreu një
kontroll rutinor në automjetin e tyre.

Ndërkohë, Programi Botëror i Ushqimit i
Kombeve të Bashkuara ka ngritur në Haiti një qendër furnizimi me ushqime vetëm
për gratë.

Kështu duhet të pengohet që gjatë shpërndarjes
së ndihmave ato të shtyhen dhe të nxirren me dhunë jashtë radhës nga burrat.

Në njoftimet e mediave thuhet ndërkohë se
ushtria amerikane ka ndërprerë përkohësisht dërgimin e të plagosurve për në
SHBA.

Është e paqartë se kush duhet të paguajë për
transportin. Sipas të dhënave të fundit si pasojë e tërmetit katastrofal në
Haiti kanë humbur jetën 180 mijë njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›