E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prova per nazistin Demjanuk

Nje prokuror gjerman thote se ka prova te qarta se nje ish-mekanik amerikan sherbeu si roje ne nje kamp nazist te vdekjes gjate Luftes se Dyte Boterore.

Prokurori Hans-Joachim Lutz i beri keto komente ne mbyllje te gjyqit ne Mynih ndaj 90-vjecarit John Demjanjuk. Lutz ka kerkuar denimin me 6 vjet per Demjanjukun.

Prokuroret e akuzojne Demjanjukun i lindur ne Ukranine se mori pjese ne vrasjen e me shume se 28 mije njerezve ndersa punonte ne kampin nazist ne Sobibor te Polonise ne vitin 1943.

Akuzat shoqerohen me nje denim maksimal prej15 vjet burg por prokuroret kane kerkuar gjashte vjet burg duke mare ne konsiderate kohen qe Demjanjuk sherbeu i ndaluar ne Izrael. Nje vendim mbi kete ceshtje nuk pritet deri ne maj.
Gjyqi i Demjanjukut u hap ne nentor 2009 pas ekstradimit te tij nga Shtetet e Bashkuara.

Ai i mohon akuzat dhe thote se luftoi ne radhet e Ushtrise se Kuqe para se te kapej nga gjermanet.
Muajin e kaluar Demjanjuk kercenoi se do te hidhej ne greve urie dhe i kerkoi gjykates ta lejoje te paraqese dosjet e KGB-se ruse per te cilat ai thote se do te provonin pafajesine e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›