E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katzav dënohet më 7 vjet burg

Nga Express më 22 mars 2011 në ora 14:00

Ish-presidenti i Izraelit, Moshe Katzav u dënua me shtatë vjet burg, mbi bazë të akuzave për dhunim dhe krime tjera seksuale.

Katzav u shpall fajtor në dhjetor për dhunimin e një punëtore në vitin 1988, kur ishte ministër i Turizmit.

Gjykata gjithashtu e dënoi ish-presidentin për ngacmim seksual të dy femrave, që punonin për të, kur Katzav ishte president i Izraelit, në periudhën nga viti 2000 deri në vitin 2007.

Katzav është zyrtari më i lartë publik në Izrael, që është dënuar deri më sot për vepra kriminale.

Presidenca në Izrael është kryesisht post ceremonial.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›