E Shtunë, 31 Tetor 2026

Popullsia ne Shtetet e Bashkuara arrin ne mbi 308 milion banore

do 10 vjet qeveria amerikane zhvillon numerimin e popullsise dhe ne pyetesor njerezit u pergjigjen pyetejeve qe kane te bejne me menyren e tyre te jeteses. Rezultatet e numerimit te popullsise te zhvilluara ne vitin 2010 ende po organizohen dhe studiohen.

Shtetet e Bashkuara kane filluar te grumbullojne te dhena per regjistrimin e popullsise qe ne vitin 1790 sic kerkohet me Kushtetute. Regjistrimi i popullsise vitin e kaluar ishte i 23-ti ne historine e vendit. Numri i popullsise duke filluar qe nga 1 prilli i vitit te kaluar qe njihet si dita zyrtare e regjistrimit ishte 308 milione e 745 mije e 538 vete. Popullsia amerikane eshte rritur me 27 milione vete gjate 10 viteve te fundit. Kjo ishte nje rritje prej me teper se 9 per qind qe nga regjistrimi i popullsise ne vitin 2 mije.

Rritja e popullsise ne SHBA eshte ngadalesuar qe nga regjistrimi i fundit. Ne dhjetevjecarin e meparshem mes vitit 1990 dhe 2 mije popullsia e vendit u rrit me rreth 13 per qind. Ne fakt dekada e vetme me nje rritje me te ngadalshme ishte mes viteve 1930 dhe 1940 kur popullsia u rrit me 7 per qind ne periudhen e Depresionit te Madh.

Shteti i Nevades pati rritjen  me te madhe ne dekaden e kaluar me nje rritje prej rreth 35 per qind. Shteti amerikan me popullsine me te madhe eshte Kalifornia ku jetojne me teper 37 milione banore. Ndersa shteti me popullsine me te vogel mes 50 shteteve amerikane eshte Wyoming me rreth 1 milione banore.

Lind pyetja perse i duhen keto shifra qeverise federale Rezultatet e regjistrimit te popullsise ne SHBA percaktojne se sa vende do te kete secili nga shtetet ne Dhomen e Perfaqesuesve. Po ashtu shifrat jane te nevojshme per ndarjen e buxhetit prej me teper se 400 milione dollaresh ne vit te qeverise federale. Sa me i madh te jete numri i banoreve aq me teper fonde merr ai shtet. Keto fonde federale perdoren per ndertimin e rrugeve shkollave dhe per sherbimin shendetesor.

Zyrtaret thone se ne regjistrimin e popullsise vitin e kaluar mori pjese rreth 70 per qind e popullsise amerikane. Per kete regjistrim u kontaktuan rreth 134 milione familje. Formularet e regjistrimit dergohen me poste dhe punonjesit qe merren me regjistrimin shkojne tek ato familje qe nuk i dorezojne formularet. Per here te pare vitin e kaluar Zyra e Statistikave dergoi miliona formulare ne dy gjuhe ne anglisht dhe ne spanjisht. Por njerezit mund te kerkonin formulare ne 59 gjuhe te tjera si kinezce koreance dhe rusisht.

Regjistrimet e popullsise publikohen te plota pas 72 vjetesh. Para ketij afati ligji federal e ndalon Zyren e Statistikave tua beje te njohura te dhenat individuale agjencive te tjera si ajo e imigracionit apo ajo e anti-terrorizmit.

Zyra e Statistikave ka nje numer te madh ekspertesh te cilet studjojne informacionet e grumbulluara rreth popullsise. Marc Peri eshte demograf dhe Shef i Seksionit te Shperndarjes se Popullsise. Ai thote se Zyra e Statistikave filloi te publikoje informacione me te detajuara muajin e kaluar. Perfundimet e regjistrimit te popullsise do te vazhdojne te publikohen gjate te gjithe vitit.

Jemi duke i nxjerre perfundimet gradualisht. Tani per tani ende nuk e kemi te qarte harten e popullsise se vendit por me ardhjen e te dhenave nga te gjitha shtetet do te kemi nje pamje me te qarte.

Zyra e Statistikave kohet e fundit ka vendosur ne faqen e saj ne internet nje harte interaktive qe tregon numerimin e popullsise lokale. Perdoruesit mund te shohin atje numrin e popullsise se distriktit te tyre dhe ndryshimet nga vitet 1960 deri me 2010. Informacioni i te gjitha shteteve ende nuk ka perfunduar por demografi Mark Peri thote se demografet kane gjetur prirjen e qarte qe vihet re ne rritjen e popullsise.

Prirja e dukshme ne mbare SHBA eshte rritja me e shpejte e popullsise ne jug dhe ne perendim te vendit.

Ne pjesen me te madhe te vendit perfshi zonen verilindore dhe ate mesperendimore rritja e popullsise eshte e vogel. Regjistrimi i popullsise kete here shenoi per here te pare ne historine amerikane nje numer popullsie me te madhe ne pjesen perendimore te vendit se sa ne ate mesperendimore.

Levizjet e popullsise ndodhin per arsye te ndryshme. Por zoti Peri thote se arsyet ekonomike jane shkaku kryesor. Shumica e popullsise levizese eshte e moshes se punes.

Levizja e popullsise ndodh edhe per shkak te klimes per te qene me prane familjes apo kur njerezit duan te blejne nje shtepi me te madhe. Por shumica e njerezve nen moshen 60 apo 65 vjecare levizin ne kerkim te punes.

Perfundimet e regjistrimit te popullsise tregojne se disa qytete terheqin me teper te rinjte. Ato jane Denveri Las Vegasi Orlando Atlanta dhe Washingtoni. Ne disa qytete te tjera si Saint Luis i Misurit dhe Birmingami i Alabames numri i popullsise po zvogelohet. Te moshuarit per te cilet puna nuk eshte me pjese e jetes se tyre kane arsye te tjera perse levizin nga nje zone ne tjetren.

Per te moshuarit klima eshte nje arsye e levizjes per te qene me prane familjes dhe nje faktor teper i rendesishem per ta eshte te qenit prane burimeve te sherbimit shendetesor.

Nje nga perfundimet e regjistrimit te popullsise vitin e kaluar eshte renia e numrit te popullsise ne disa zona ngaqe ka me teper vdekje se sa lindje.

Nje tjeter ndryshim qe ka ndodhur ne SHBA kohet e fundit eshte se grupi me i madh i pakicave etnike jane hispaniket. Ata vijne nga Meksika ose nga vende te tjera te Amerikes Latine. Por kjo prirje ka te beje edhe me ritmin me te madh te lindjeve mes hispanikeve krahasuar me popullsine amerikane ne pergjithesi. Shteti i Teksasit psh ne kufi me Meksiken gjate 10-vjecarit te fundit pati nje rritje popullsie prej mbi 4 milione banoresh dhe hispaniket perfaqesonin 65 per qind te kesaj rritjeje.

Zyra e Statistikave pret qe brenda me pak se 40 vjetesh pakicat raciale dhe ato etnike te perbejne shumicen e popullsise amerikane. Por edhe me shpejt ekspertet e popullsise parashikojne qe gjysma e te gjithe femijeve amerikane do te bejne pjese ne grupet e pakicave.

Do tju njohim tani me disa nga rezultatet e regjistrimit te popullsise ne fushen e gjinise. Sipas ketij regjistrimi ne SHBA ka 4 milione gra me teper se sa burra rreth 157 milione gra. Dhe grate votojne me teper sa sa burrat. Ne zgjedhjet e fundit presidenciale votuan 66 per qind e grave dhe  62 per qind e burrave.

Grate ne SHBA po ashtu jane me te arsimuara se burrat ato kane me teper diploma universitare dhe pasuniveristare. Ndersa burrat kane me teper doktorata. Megjithate sipas te dhenave qeveritare grate ne SHBA pagohen 77 cent ne cdo 1 dollar qe marrin burrat.

Demografi Mark Peri thote se Zyra e Statistikave shpreson ti beje te njohura rezultatet e regjistrimit te popullsise deri ne fund te muajit mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›