E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, tërmet i fortë në verilindje alarm për cunami

TOKIO- Një tërmet i fortë ra sot në verilindje të Japonisë, duke shkatuar dridhjen e ndërtesave në Tokio dhe një alarm për cunami.
Epiqendra ndodhet nën tokë, në jug të prefekturës Fukushima, e goditur pikërisht përpara një muaji nga një tërmet 9 ballësh që u pasua nga një cunami gjigant.
Televizioni publik NHK shfaqi një hartë ku tregoheshin brigjet e Paqësorit ku mund të krijohet një dallgë deri një metra e lartë.

Termeti vjen nje muaj pas Cunamit te tmerrshem qe shkaterroi Japonine. Të mbijetuarit dhe suadrat e shpëtimit në verilindje të Japonisë mbajtën sot një minutë heshtje për viktimat pikërisht një muaj pas tërmetit dhe cunamit gjigant më 11 mars në orën 4:46, 05:46 GMT.
Kjo katastrofë, më e rënda që ka goditur arkipelagun që prej Luftës së Dytë Botërore, shkaktoi më tepër se 27 000 të vdekur dhe të zhdukur, njofton Policia japoneze në një bilanc të përkohshëm.
Sirenat ranë fiks në orën kur filloi lëkundja e parë e tërmetit 9 ballësh që goditi brigjet e Paqësorit të Tohoku, në verilindje, dhe banorët ndërprenë aktivitetin për të mbajtur një minutë heshtje në kujtim të viktimave.

Po sot Qeveria japoneze vendosi të zgjerojë zonën e evakuimit përreth centralit bërthamor të dëmtuar të Fukushimas, që aktualisht është në një rreze prej 20 kilometrash rreth impiantit, njoftoi zëdhënësi i qeverisë japoneze.
Rreziku i një rrjedhje të madhe është ulur ndjeshëm, pohoi sot Yukio Edano, por megjithatë ekspozimi i zgjatur ndaj dozave të ulëta të radioaktivitetit mund të përbëjë rrezik që justifikon këtë masë paraprake, shpjegoi ai.
"Është një gjë shumë e vështirë, por ne do t'i kërkojmë popullsisë së prekur të largohet në muajt në vijim", saktësoi ai në një konferencë shtypi.

(d.b/AFP/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›