E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real-Barça, nëSpanjë ka nisur “lufta”për klasiken

SPANJE- Gjithçka fillon të shtunën në mbrëmje në “Santiago Bernabeu” dhe mund të përfitojë me gjysmëfinalen e kthimit më 4 maj. Në mes është Kupa e Mbretit, në program të mërkurën më 20 prill. Reali i Madridit dhe Barcelona do të luajnë 4 herë kundër njëra-tjetrës në harkun e 20 ditëve, vetëm nëse nuk ndodh ndonjë surprizë e madhe në ndeshjet e kthimit të Ligës së Kampioneve. Në këto 4 ndeshje luhet për gjithçka, duke nisur nga titulli kampion në Spanjë, Kupa e Mbretit, Liga e Kampioneve, por edhe krenaria. “Mjaftojnë dy fitore në këto 4 ndeshje, - deklaroi ish-trajneri i Barçës Johan Krujf. – Mjafton që Barcelona të fitojë ndeshjet që kanë rëndësi dhe jo të katra. Duhet të fitojë Kupën e Mbretit, sepse vlen një trofe, por edhe ndeshjen e kthimit në Champions League, që vlen kalimin në finale. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi”, shtoi holandezi. E ndërkaq, në Spanjë ka nisur lufta e zakonshme mes gazetave pro-madrilene dhe pro-katalanase. “Reali është më në formë, sepse Murinjo ka në dispozicion për herë të parë të gjithë repartin ofensiv”, shkruan “Marca”. Në krahun tjetër, “Sport” bën të ditur se “Mesi është në formë të jashtëzakonshme dhe ka uri për të shënuar”, referuar dopietës së “Pleshtit” në ndeshjen ndaj Almerias ditën e shtunë.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›