Seri sulmesh në Irak, 92 të vdekur brenda 24 orëve

Të paktën 92 persona kanë gjetur vdekjen brenda 24 orëve të fundit në një seri sulmesh me bomba dhe armë zjarri nga kryengritësit iraken. Sulmet e rënda përkojnë me dënimin me vdekje për vrasje nga një gjykatë irakiane të zëvendës presidentit suni, në kërkim nga autoritetet.
Sulmet filluan të shtunën vonë kur njerëz të armatosur vranë dhe plagosën ushtarë irakianë në një vendndalim të ushtrisë në veri të Bagdadit.
Dhuna vazhdoi dje në mëngjes dhe pasdite me bomba të vendosura në makina dhe me sulme të tjera të njoftuara brenda dhe në rrethinat e qyteteve Abu Ghraib, Bakuba, Basra, Kirkuk, Mosul, Nasiriyah, Samara, Taxhi, Tal Afar dhe Tuz Khormato.
Në një nga sulmet më vdekjeprurëse, dy makina bomba shpërthyen pranë një tregu dhe një vendi të shenjtë shiit në qytetin jugor të Amaras, duke vrarë të paktën 14 njerëz. Të tjera makina me eksplozivë shpërthyen në zonat kryesisht shiite të kryeqytetit Bagdad, të dielën vonë, disa orë pasi gjykata irakiane dorëzoi dënimin me vdekje të nënpresidentit suni Tarik al-Hashemi.