Sulm me bombë në Afganistan, 21 të vdekur dhe 15 të plagosur

Një sulm vetëvrasës me bombë u ka marrë jetën 21 personave, ndërsa janë plagosur 15 të tjerë në qytetin verior Kunduz në Afganistan.
Sipas autoriteteve të policisë në Kunduz sulmuesi ishte afruar te një grup i policisë speciale dhe e kishte aktivizuar eksplozivin.
Rrjeti televizi Shamshad në Afganistan raportoi se 20 nga të vrarë ishin policë dhe ushtarë.
Policia ishte në detyrë për ta mbajtur rregullin në një demonstratë, e cila mbahej në mbështetje të një personaliteti politik me ndikim, i akuzuar për vrasje të civilëve.