E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara presidenciale, anketimet favorizojnë Obamën

Me pak diferencë, por duket se presidenti aktual Barak Obama lë mbrapa rivalin e tij Mit Romni. Ndërsa të dy kandidatët presidencialë hyjnë në 8-javëshin e fundit të fushatës presidenciale, anketat më të fundit në Shtetet e Bashkuara e nxjerrin fitues Obamën.

Të dy kandidatët gëzonin mbështetje të barabartë pas përfundimit të Kuvendit të Republikanëve një javë më parë, por pasi zoti Obama pranoi emërimin e demokratëve për një mandat të dytë presidencial javën e kaluar, mbështetja për të u rrit.

Historikisht, kandidatët presidencialë sigurojnë më tepër mbështetje pas kuvendeve të partive përkatëse, por duket se mbështetja për zotin Obama ishte më madhe se për zotin Romni.

Nganjëherë kjo mbështetje vazhdon vetëm për një kohë të shkurtër, por jo gjithmonë. Dy anketues të rëndësishëm, firma Gallup dhe Rasmussen report, tregojnë se presidenti Obama udhëheq garën: sipas Gallup, shifrat janë 49 për qind për zotin Obama dhe 44 për zotin Romni, ndërsa për firmën Rasmussen, ky raport është 49 me 44.
Kandidatët po e përqëndrojnë tani fushatën në shtetet kyçe, ku mbështetja për ta është thuajse e njëjtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›