E Shtunë, 31 Tetor 2026

2012, liderët europianë pesimist për të ardhmen

Ndërsa e gjithë bota festoi mbërritjen e Vitit të Ri, liderët europianë paralajmërojnë për një 2012-të të vështirë nisur nga parashikimet e mjaft ekonomistëve për rikthim të recesionit.

Zymtë e ka nisur nga Angela Merkel. "Europa po kalon testin me te veshtire prej dekadash te tera,- tha kancelarja gjermane,- por cdo e keqe e ka nje te mire dhe ne rastin e kontinentit te vjeter ky eshte fakti qe ngerci e borxhit po i afron vendet me shume me njeri-tjetrin".Per shefin e Elizese, Nicolas Sarkozy, kriza nuk ka perfunduar edhe viti qe sapo hyri, mund te jete i mbushur me rreziqe.

Ende pa u mbyllur hareja e festes, presidenti i Italise, ekonomise se trete me te madhe te Eurozones, u kerkoi njerezve te bejne sakrifica per te parandaluar kolapsion financiar te vendit. "Vetem keshtu mund ta sigurojme te ardhmen e te rinjve,- tha Giorgio Napolitano,- ky eshte objektivi yne, nje angazhim te cilin nuk mund ta anashkalojme".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›