E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia drejt zgjedhjeve të përgjithshme, Noda i mbijeton votëbesimit

Kryeministri i Japonisë e kalon me sukses proçesin e zgjedhjeve për kryesinë e partise së tij. Kjo nënkupton se ai do të vazhdojë të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Japoni.Sipas mediave japoneze klima politike në Japoni po ndryshon.
Në një vend që ka pasur gjashtë kryeministra që nga viti 2006, kreu aktual i qeverisë ka qëndruar më gjatë për një vit e gjysëm dhe ka arritur ta zgjasë mandatin e tij.
 

Një ndër drejtuesit e Partisë Demokratike të Japonisë, Minoru Yanagida, deklaron në kongresin e partisë se kryeministri Yoshihiko Noda ka mundur me rezultat të qartë tre sfidues dhe do të vazhdojë të jetë kryetar i partisë. Noda thotë se ,nuk ka arsye për të buzëqeshur dhe premton se do të rikthejë buzëqeshjet në fytyrat e fëmijëve japonezë.
 

Zoti Noda, i cili mundi me lehtësi tre sfiduesit, u thotë anëtarëve të partisë se udhëheqja e fortë e demokratëve mund të sjellë rimëkëmbje, pas katastrofës që përjetoi Japonia 18 muaj më parë. Sfida kryesore për zotin Noda si kryeministër i ekonomisë numër tre të botës do të vijë me zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohen pas disa muajsh. Kryeministri dhe partia e tij do të ballafaqohen me partinë që ka qeverisur vendin për pjesën më të madhe të periudhës pas Luftës II Botërore.
 

Partia Liberal Demokrate, me pikëpamje konservatore, do të zgjedhë kandidatin e saj për kryeministër më 26 shtator. Ndër kandidatët e mundshëm janë ish-kryeministri Shinzo Abe, i cili dha papritur dorëheqjen tre ditë pas fillimit të sesionit të ri parlamentar në vitin 2007, duke përmendur arsye shëndetësore dhe stres. Zoti Abe thotë se synon të sigurojë një shans të ri në krye të qeverisë, duke theksuar se krahasuar me kandidatët e tjerë ai ka përvojë të gjatë në drejtim. Që të marrë rolin e kryeministrit përsëri, zoti Abe duhet të mundë katër rivalë të tjerë nga partia e tij dhe pastaj ta ndihmojë partinë e tij të sigurojë një numër të mjaftueshëm vendesh në parlament në mënyrë që të marrë mandatin e krijimit të qeverisë.

Por nuk bëhet fjalë për një konkurrim vetëm me dy parti rivale. Një parti e re, e themeluar nga kryebashkiaku 43-vjeçar i qytetit Osaka, Toru Hashimoto, e ka ndryshuar thuajse brenda një dite pejsazhin politik në Japoni. Ish-juristi, që më pas u bë prezantues i një emisioni televiziv, është shprehur se mbështet idenë e një pavarësie më të madhe për qeveritë lokale në punët e brendshme të administratës locale, më shumë konkurrencë të lirë si dhe forcimin e ushtrisë, e cila është e kufizuar nga kushtetuta pacifiste e vendit.

Disa anketa tegojnë se Partia për Rikthimin e Japonisë e zotit Hashimoto është më popullore se partia në pushtet apo partia Liberal-Demokrate dhe në zgjedhjet e para ku merr pjesë mund të sigurojë një numër të mjaftueshëm vendesh, për t`u bërë faktor vendimtar në përcaktimin e forcës politike që do të qeverisë vendin.
 

Klika politike ballafaqohet gjithashtu edhe me forcimin e ndjenjave anti-bërthamore në vend, pas katastrofës së vitit të kaluar në centralin e Fukushimës. Kjo ka sjellë demonstrata të shumta në rrugët e Tokios, për herë të parë në disa dekada.Politikanët e Partisë Liberal Demokrate dhe Partisë Demokrate të Japonisë do të ballafaqohen edhe me zhgënjimin e votuesve nga gjendja e ekonomisë në vend. Kjo situatë rëndohet edhe më tej nga sfida për të zgjidhur problemin e plakjes së shpejtë të popullsisë në këtë vend me 125 m
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›