E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gotze, krenar me krahasimin me Messi

Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 17:15

Ylli i ri i Borussia Dortmundit, Mario Gotze ndihet i nderuar me krahasimin që ia bëri legjenda gjermane e futbollit, Franz Beckenbauer, me futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messi.

Përfaqësuesi gjerman e ndihmoi Dortmundin sezonin që shkoi që ta fitojë titullin e kampionit në Bundesligë, duke shënuar 7 gola.

“Në këtë moment, definitivisht nuk jam në nivel të Lionel Messit. Është e mahnitshme ta shohësh se çka ka arritur ai deri tash. Ai është njëri prej idhujve të mi dhe ndihem i nderuar kur një njeri si Franz Beckenbauer me krahason me Messin”, deklaroi 19 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›