Zevendeskryeministri Namik Dokle zhvilloi sot nje takim me rektoret e Universiteteve te Shqiperise. Ne takim merrte pjese edhe ministri i Arsimit dhe Shkences Luan Memushi. Duke falenderuar rektoret
Zevendeskryeministri Namik Dokle zhvilloi sot nje takim me rektoret e Universiteteve te Shqiperise. Ne takim merrte pjese edhe ministri i Arsimit dhe Shkences Luan Memushi.
Duke falenderuar rektoret, per gatishmerine me te cilen iu pergjigjen fteses, Zevendeskryeministri Dokle nenvizoi se qeveria i konsideron qarqet universitare dhe akademike si faktore shume te rendesishem ne pershpejtimin e ritmeve te reformave dhe ne perparimin e shoqerise shqiptare.
Ne takim, i cili u zhvillua si nje bashkebisedim konstruktiv, u diskutua mbi zhvillimin e autonomise universitare, si pjese e reformave qe po realizohen ne te gjithe sektoret e vendit. Rektoret shprehen konsideratat e tyre. per angazhimin e shtetit per reformimin e arsimit te larte, duke nenvizuar se pershpejtimi, thellesia dhe cilesia e reformave eshte e kondicionuar nga perfshirja e te gjithe faktoreve ne realizimin e tyre.
Decentralizimi i pergjegjesive dhe gjithperfshirja e te gjithe institucioneve ne reformimin e shoqerise shqiptare, u konsiderua ne takim, si faktor shume i rendesishem per arritjen e objektivave. Ne kete proces reforimi i arsimit te larte mbetet obligim jo vetem i universiteteve dhe i pushtetit qendror, por edhe i pushtetit vendor. Aktualisht arsimi i larte po perjeton masivizimin e tij, çka vendos ne plan te pare ndryshimet cilesore, ndryshimin e curriculave, kerkimet dhe informacionet shkencore, me synim qe ti pergjigjet kerkesave te tregut te punes dhe tendencave te zhvillimit.
Perfshirja ne procesin e Bolonjes shtron detyren e reformimit te mentalitetit, te institucioneve, te procesit mesimor dhe te marredhenieve ne arsimin e larte. Eshte e domosdoshme, u theksua ne takim, qe te realizohet liberalizimi i tarifave te. shkollimit dhe trajtimit te studenteve. Kjo dhe marrja e masave per trajtim me dinjitoz te pedagogeve, duke realizuar edhe statusin e profesoreve, mbetet nje nga objektivat per te rritur nivelin e njohurive ne universitetet tona.
Ndonese kete vit eshte here nje hap i rendesishem per nxitjen e kerkimeve shkencore ne shkollat e larta, duke parashikuar per here te pare ne buxhet nje fond te veçante per shkencen, mbetet ne rend te dites problemi i pajisjes bashkekohore te laboratoreve, riorganizimit te infrastruktures se instituteve te kerkimeve shkencore dhe vendosja e tyre prane universiteteve per t'i riaktivizuar dhe bere ato atraktive.
Ne takim u diskutua edhe per probleme te zgjerimit te demokracise ne shkollat e larta, per implementimin e qeverisjes studentore dhe te kartes se studentit, te cilat jane ne proces dhe po realizohen ne bashkepunim midis qeverise, universiteteve dhe shoqatave studentore.
Zevedeskryeministri Dokle, duke e konsideruar takimin si fillim të një procesi të pandërprerë bashkëpunimi, shprehu angazhimin e qeverisë për të përshpejtuar ndryshimet e domosdoshme ligjore, financiare dhe administrative, që do të mundësonin reformimin e arsimit të lartë. Duke vlerësuar kapacitetet intelektuale, profesionale dhe shkencore që posejdojnë universitetet, theksoi ai, qeveria do të punojë realisht për t'i përfshirë ata si oponentë, por edhe si partnerë në projektet që po realizon në të gjithë sektorët.