Japonia, favorite për Botërorin 2022

Një javë pasi përfundoi festa e vuvuzelave në Afrikën e Jugut, Kampionati Botëror është duke u ëndërruar nga 9 kandidatë që po luftojnë për organizimin e këtij evenimenti në vitet 2018 ose 2022.
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), të hënën do ta fillojë inspektimin dy-muajsh në një turne në Japoni, Kore të Jugut, Australi, Holandë-Belgjikë, Rusi, Angli, Spanjë-Portugali, SHBA dhe në Katar.
Ndalesa e parë, Japonia, llogarit një organizim impresionuese, financiar dhe forcë teknologjike për ta fituar organizimin e evenimentit në vitin 2022. Ky vend e ka organizuar Botërorin 2002 bashkë me Korenë e Jugut, ndërsa më parë kishte mirëpritur një Olimpiadë verore dhe dy dimërore.
Japonia ka premtuar se do t’i mahnitë adhuruesit e futbollit me transmetime tredimensionale ultra të vërteta të ndeshjeve.
Përpos “Universal Fan Fest” projekt, që do të kushtojë 6 miliardë dollarë amerikanë, ndeshjet do të mund të shikohen në 3-D nga 360 milionë njerëz, afër 400 stadiume të selektuara nga 208 vendet anëtare të FIFA-s.
Japonia planifikon po ashtu që t’i ftojë 6 mijë fëmijë nga 208 vendet anëtare të FIFA-s që t’i shikojnë ndeshjet ‘live’, të marrin pjesë në klinikat e futbollit dhe të mësojnë për çështjet mjedisore dhe për paqen nëpër botë, duke vizituar edhe qytetet që ishin viktima të bombave atomike: Hiroshima e Nagasaki.
“FIFA në nivelin e saj të punës e ka klasifikuar propozimin e Japonisë si të shquar dhe unik”, ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Japonisë, Motoaki Inukai, i cili e udhëheq komitetin organizativ të këtij vendi. – “Por, është një histori tjetër se si ekzekutivi votues i FIFA-s e sheh propozimin tonë”, tha Inukai.
Një ekip prej rreth 6 ekspertësh të dërguar nga FIFA, të udhëhequr nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kilit, Harold Mayne-Nicholls, do t’i vizitojë vendet kandidate që t’i inspektojnë stadiumet dhe pajisjet tjera.
Ky panel fillon me vizitën katër ditore në Japoni me një helikopter inspektues në perëndim të mega-qytetit Osaka, në stadiumin që ka 83 mijë ulëse dhe i cili do ta gostiste ndeshjen e parë dhe atë finale.
Ekipi do ta vazhdojë vizitën edhe në stadiumet tjera dhe do ta vizitojë më pas Tokion, për ta parë projektin organizues.
Emri i organizatorëve të Botërorit 2018 dhe atij 2022 do të merret vesh më 2 dhjetor, në mbledhjen e 24-t të ekzekutivit të FIFA-s, në Cyrih.
Japonia, Koreja e Jugut, Australia dhe Katari, të gjitha anëtare të Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC), e kanë shprehur kandidaturën e tyre vetëm për Botërorin 2022.
Anglia, Rusia dhe SHBA kanë kandiduar për ta pritur Botërorin 2018 ose 2022, njëjtë si dyshet Spanja-Portugalia dhe Holanda-Belgjika. Nëse Evropa e fiton këtë të drejtë organizimi në vitin 2018, atëherë ky kontinent do të hiqet nga kombinimi në garën për vitin 2022.
Fillimisht, Japonia kishte aplikuar për organizimin e Botërorit 2018 ose 2022. por në muajin maj hoqi dorë nga Botërori 2018, pasi mësoi se Evropa kishte mundësi të mirë ta presë Botërorin, pas Brazili 2014.
Presidenti i Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC), Mohamed Bin Hammam, muajin e kaluar e ka shprehur dëshirën e tij që ta shohë kontinentin e Azisë si organizator të Botërorit 2022. “Ne kemi katër vende që janë në gjendje ta organizojnë Kampionatin Botëror”, tha ai.
Edhe Australia ka hequr dorë nga kandidimi i saj për Botërorin 2018, për t’u fokusuar në atë 2022.