Mbetet zyrtarisht te Novara

Një gjë e tillë pritej, por të premten mbrëma është zyrtarizuar huazimi i Samir Ujkanit edhe për një vit nga Palermo te Novara. Lajmin e kanë konfirmuar të dyja klubet përmes ueb faqeve të tyre zyrtare. Kjo marrëveshje ka rezultuar si përfundim i raporteve të mira ndërmjet drejtorit sportive të Novaras, Pasquale Sensibile dhe atij të Palermos, Walter Sabatini.
Novara, e cila këtë sezon do të garojë në Serie B, e vlerëson si të rëndësishëm konfirmimin e 22 vjeçarit Ujkani, i cili është portier i përfaqësueses shqiptare. Futbollisti nga Vushtrria pati një sezon të shkëlqyeshëm me Novaran, duke e ndihmuar atë të ngrihet në Serie B italiane, pas një periudhe shumë të gjatë. Në mënyrë që të zhvillohet edhe më shumë profesionalisht, ekipi Rosanero vendosi që ta jepte hua edhe një vit Ujkanin, i cili kishte zhvilluar një ndeshje në Serie A. Para se të transferohej te Palermo në vitin 2007, Ujkani ishte pjesë e ekipi belg Anderlecht.