Japonia investon miliona dollare per te ndalur rrjedhjen e ujit radioaktiv
Japonia do të investojë miliona dollarë për të ndalur rrjedhjen e ujit radioaktiv nga impianti bërthamor i Fukushimës. Zëdhënësi i qeverisë japoneze deklaroi se 473 miliardë dollarë, do të investohen për projektin.
Impianti u dëmtua nga tërmeti dhe tsunami i marsit 2011. Katastrofa dëmtoi sistemet e ftohjes të reaktorëve, tre prej të cilëve u shkrinë. “Rrjedhjet radioaktive po përkeqësohen gjithnjë e më shumë dhe qeveria e konsideroi thelbësore të përfshihej në këtë operacion”, deklaroi zedhenesi I qeverise japoneze.
Aktualisht uji po futet me pompë për të ftohur reaktorët, por mbledhja e sasive të mëdha të ujit radioaktiv është kthyer në një sfidë për kompaninë që menaxhon impiantin, TEPCO.
Në kuadër të planit të qeverisë, një mur prej toke të ngrirë do të ngrihet përreth reaktorit duke përdorur tuba të mbushur me ftohës për të parandaluar kontaktin e ujit nën tokë me ujin radioaktiv.
Dëmtimi i impiantit e ka bërë të domosdoshme pompimin e ujit për të ftohur reaktorët, një proces një krijon 400 tonelata ujë të kontaminuar shtesë çdo ditë.
Muajin e kaluar TEPCO deklaroi se 300 tonë ujë me prani të lartë radioaktive kishte rrjedhur nga një prej çisternave, një prej incidenteve më të rënda të regjistruar.