Ali Ahmeti Maqedonia mes dy rrugeve izolimin ose integrimin

Kryetari i bashkimit demokratik për Integrim, të Maqedonisë, Ali Ahmeti, pas takimeve në Athinë, foli për gatishmërinë dhe vullnetin e mirë të palës greke, për gjetjen e një zgjidhjeje për cështjen e emrit. Duke lënë mënjanë sjelljet ndonjëherë emocionale të kryeministrit Gruevski ai deklaroi se vendi ka vetëm dy zgjidhje, izolimin ose integrimin.
Sipas tij BDI është e gatshme që të gjejë një kompromis për cështjen e emrit por pa cënuar interesat kombëtarë të Maqedonisë.
Për sa i përket shqiptarëve të Maqedonisë ai u shpreh se janë një faktor vendimtar dhe jo një minoritet.
Ahmeti shtoi se javën e ardhshme protet dhe vizita në rajon e ndërmjetësuesit Nimic, për të konstatuar progresin në zgjidhjen e cështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë që vazhdon të mbaj pezull anëtarësimin e kësaj të fundit në NATO dhe BE.