E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicer, perplasen 70 makina

Nje person e ka humbur jeten dhe 18 te tjere jane lenduar mbreme ne aksidentin zinxhiror te rreth shtatedhjete automjeteve, ne autostraden mes Lozanes dhe Vevejit. Tre automjetet e para jane perplasur njera pas tjetres, pasi qe per shkak te pakujdesise nuk e kane vene re se njera korsi ka qene e mbyllur. Ne to jane perplasur tre kamione, shoferet e te cileve nuk kane arritur te ndalojne. Per shkak te shiut dhe mjegulles ne ato automjete jane perplasur edhe disa dhjetera automjete te tjere. Sipas mediave lokale, ekipet e shpetimit eshte dashur t'i presin tre automjetet e para qe t'i nxjerrin personin qe e ka humbur jeten dhe te lenduarit. Aksidentet kohet e fundit po behen teper shqetesuese per te gjitha vendet, ku po merren nisma per te parandaluar viktima te tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›