E Shtunë, 31 Tetor 2026

QTU mund Red Bull në beatch volley

Kush tha që në bregdetin shqiptar mundësitë e argëtimit janë të pakta. Mjafton të kesh dëshirë dhe mundësitë për të kaluar mirë pushimet nuk mungojnë. Në Durrës është improvizuar një kampionat volejbolli mes kompanive private dhe pa në finale ekipet e Qendërs Tregtare Univers dhe atë të Red Bull. Skuadrat kishin si kapitenë, sigurisht, pronarët e këtyre kompanive dhe në përbërje edhe volejbollistë profesionistë. Përfaqësues të familjes Doci në disa breza.
Edhe pse Red Bull është një prej kompanive që promovojnë aktivitetet sportive qofshin këto edhe amatore, ekipi I QTU-së kishte lojtarë më të aftë dhe e fotoi ndeshjen 3-2. Kupa, ekipit fitues dorëzohet nga arbitri i ndeshjes. Në fakt një arbitër luksi. Mos u çudisni është vetë ministri Genc Ruli, i cili për pak orë kish lënë zyrën për të zbritur në plazh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›