Japonia nje force mes paralizes
Deri para dy dekadash Japonia ishte pergjegjese per 14 te ekonomise globale. Ndersa tashme kjo peshe ka rene ne masen 8. Ne vitin 1988 tete prej kompanive me te medha per nga vlera bashke me dhjete bankat me te mira ne rang global ishin pikerisht japoneze. Sot asnje kompani japoneze nuk perfshihet ne asnje prej dy listave. Dikur motori i ekonomise globale sot gjendet ne nje kend te parendesishem.
Nje pjese e mire e indikatoreve tregojne se vendi eshte ne renie popullsia po mpaket rritja ekonomike prej kohesh gjendet ne stanjacion vlera e pasurive te paluajtshme ka rene.
Gjendja e vagullt e ka shtyre qeverine te paraqese nje strategji shteruese rritjeje. Por me gjithe renien e pergjithshme gjenden tregje te fshehura qe shenojne vec rritje. Kompanite qe kane vene ne shenjester keto tregje po lulezojne.
Le te marrim ne shqyrtim shqetesimin me te madh ne terma te gjata kohore demografine. Pritet qe popullsia japoneze te bjere nga 127 milione qe eshte sot ne 124 milione deri ne 2020-n dhe ne 100 milione me mberritjen e vitit 2050. Vendi po plaket qe do te thote me pak punetore e me pak prodhim. Por mpakja nuk eshte uniforme. Ndersa zonat rurale boshatisen popullsia e Tokios rritet me 1 ne vit. Dhe sigurisht shtohet numri i te moshuarve. Qeveria llogarit se numri i te moshuarve mbi moshen 65-vjecare ne pjesen me te madhe te Tokios do te rritet me 45 deri ne vitin 2015.
Firmat qe u ofrojne sherbimet ketyre grupeve do te kene nje treg ne rritje. Shoqerite Benesse Watami e te tjera po hapin shume azile gjate ketij viti duke e shnderruar argjendin ne flori sic thone biznesmenet japoneze. Watami po zgjeron sherbimin e shperndarjes se ushqimit per te moshuarit dhe synon te arrije kuoten e arketimeve prej 50 miliarde jeneve rreth 550 milione dollare deri ne vitin 2013.
Sipas Zexy nje reviste martesash ndersa ciftet martohen me me vonese mesatarisht dy vjet me vone se ne dekaden e shkuar dhe shpesh zgjedhin te mos kene femije banoret e Tokios shpenzojne 40 me pak per martesa se dhjete vite me pare.
Nje veshtrim ne industrine e restoranteve tregon se megjithese numri i tyre ka rene qe prej vitit 1998 tregu i ushqimeve te paketuara thuajse eshte dyfishuar. Industria e fast-food-it ne pergjithesi po lulezon.
Nje tjeter mundesi rritjesh te medha fshihet pas sektorit te farmaceutikeve. Ne total shitjet e medikamenteve rriten me 3 ne vit - shifer jo shume mbreselenese per nje popullsi ne plakje. Por shitjet e medikamenteve gjenerike po rriten tre here me shpejt. Qeveria po nxit perdorimin e tyre per tu ulur kostot e prodhimit permes rritjes se kerkeses.
Medikamentet gjenerike per nga volumi perbejne vetem 20 te tregut 80 miliarde dollaresh japonez. Krahasuar me Shtetet e Bashkuara te Amerikes e Britanine ku keto lloj medikamentesh perbejne me shume se 60 te tregut duket qarte se ka hapesire per rritje te forte. Firma si Nichi-Iko Towa dhe Sawai kane ditur te perfitojne me se miri deri tani.
Verehet optimizem edhe kur vjen fjala te shitjet me pakice. Per vitin e shkuar shitjet e dyqaneve te vogla rane me 10 dhe ato te supermarketeve me 4 duke shenuar renie per te 13-in vit radhazi. Por jane dy kategori te tjera ne bum te plote. Tregtimi online eshte rritur me 17 qe prej vitit 2005 dhe pritet te zgjerohet mesatarisht ne masen 10 ne vit deri ne 2015. Lideret e ketij tregu si Rakuten Yahoo Japan and Kakaku po lulezojne.
Disa firma japoneze po mesojne aktualisht te perfitojne prej kontraktimit te ekonomise se vendit. Renia e vleres se pronave komerciale dhe shtimi i hapesirave boshe ne Tokio i kane dhene mundesine Sagawa-s nje kompani e specializuar ne bimet dekorative ta rrise me 80 numrin e dyqaneve te veta. Renia e cmimeve te trojeve rezidenciale i ka shtyre banoret te mos nderrojne shtepi por i ka nxitur te ristrukturojne apartamentet ku banojne duke hapur treg pune per firmat e ndertimit.
Pesimizmi i plote e krereve japoneze eshte me se i kuptueshem. Por nje numer jo i vogel firmash kane ditur te gjenerojne fitime edhe ne nje ekonomi te gjunjezuar. Ndoshta duket e veshtire por po te shohesh me kujdes edhe kohet e zymta bartin me vete nje numer te habitshem mundesish.
Marre nga Financial Times
9 Gusht 2010