A ka liri pa ndjenje te turpi ...
Besoj se duhet te jemi shume te shqetesuar per ato gjera qe po ndodhin cdo dite e me shume dhe me te shemtuara moralisht ne shoqerine tone. Ka tregues te plote analitike dhe sintetike social dhe statistikore qe tregojne se shoqerise shqiptare po i prishen disa mekanizma morale dhe social qe duhet ti sherbejne funksionimit qytetar te saj sigurimit te balancave qytetare dhe humane. Tashme patologjite sociale jane bere tejet virulente dhe rrezikojne prishjen e ekuilibrave sociale qe duhet te kete ne shoqerine tone midis lirise se njeriut dhe vlerave morale te shoqerise. Sepse shume dukuri asociale amorale dhe anti-qyteteruese e kane gjetur bazen e ushqimit dhe kane filluar te shprehen gjithnje e me dukshem me me force dhe me qarte permes shfaqjes ekstreme te deformimit te raportit midis lirise se njeriut dhe te drejtes sovrane per te mekatuar me trupin mendjen dhe shpirtin e tij dhe ndjenjes pasuese te turpit personal dhe social si mekanizma kontrolli qe duhet te detyroje cdo njeri qe te ndjeje organikisht dhe te mesohet te pranoje normalisht te verteten e shoqerise moderne per shkak se cdo njeri si qenie sociale ka pergjegjesi morale dhe individuale per veprimet e kryera dhe pasojat e sjella.
Nuk eshte fjala per te bere thirrje apo per te sjelle ne shoqerine tone moderne ashklat e moralin puritan apo marrezi te tjera asketike komuniste qe jane kunder natyres deshirave dhe kenaqesive te natyrshme dhe te pazevendesueshme te njeriut. Ne teresi duket se megjithe te metat qe ka sjelle bota moderne ne formatimin e qyteterimit tone shoqeria aktuale nga kjo pikepamje eshte shume me e mire se cdo shoqeri tjeter e se kaluares te cilat kane qene ndertuar mbi moralitetin puritanizmin dhe asketizmin fetar doktrinarist apo komunist. Natyrisht ne kohen tone ajo qe shqeteson njerezit eshte se liria e kenaqesise si koncept dhe si realitet ka zgjeruar ne te njejten kohe hapesiren dhe te drejten e njeriut per te bere mekate me shume se ne shoqerite e meparshme. Kjo eshte njekohesisht edhe e vertete por edhe shume shqetesuese.
Ndaj ka ardhur koha qe te mos jemi te njeanshem duke pranuar te drejten e njeriut per te kenaqur veten trupin dhe shpirtin e tij dhe duke lejuar pakufi te drejten e pakufizuar te njeriut per te mekatuar me veten te tjeret dhe shoqerine. Kjo do te thote se nuk mund te bejme vleresimin e te drejtes se zgjeruar te njeriut per te gjetur sa me shume kenaqesi duke mekatuar fizikisht moralisht dhe shpirterisht pa pasur ne shoqeri nje kornize morale dhe ne te njejten kohe edhe nje mase sociale te qejfit nepermjet mekatit moral. Kjo do te thote se ne shoqeri pervec lirise sovranitetit te qejfit plotesimit te deshirave fizike shpirterore dhe seksuale eshte e domosdoshme ndertimi i sistemit social te vlerave qe do ta ndihmojne shoqerine tone qe ne kete periudhe te kaotizmit moral te mundesoje kushtet qe te shfaqet ndjenja e vetvetishme e vetekontrollit tek njerezit tane qe duhet te marre formen e ndjenjes se turpit. Ne kohen tone ne shoqerine me format modern ky dallim i dikotomise se te drejtes dhe lirise per te mekatuar dhe ndjenjes se turpit social qe duhet perjetuar nuk mund te behet duke u nisur nga mbeturinat e tabuve morale qe shoqeria jone ka ende trashegim nga e kaluara.
Por padyshim sot po perballemi me disa dukuri sic eshte konceptimi anarkist i lirise zmadhimi pa limit i kontureve te privacise se jetes dhe deshirave biologjike te trupit. Keto realitete te zgjeruara kane sjelle ne shoqerine tone nje situate te veshtire ne shume aspekte te jetes sociale. Por ajo qe eshte me keq eshte fakti se perjetimi pa pergjegjesi i te drejtes per te mekatuar eshte bere nje pandemi sociale qe ne shoqerine shqiptare ka cuar edhe ne nje pasoje konceptuale dhe deformim ontologjik te moralit. Kjo shfaqet cdo dite ne perceptimin kaotik te te drejtave dhe lirive trupore e shpirterore.
Tani ka tek njerezit nje kollajllek amoral qe eshte zgjeruar dhe po behet antidot social qe tenton te na krijoje ne shoqerine tone presion social qe te pershtatemi me cdo kusht te adoptohemi patjeter kete psikologji sociale. Ne per fat te keq po ambientohemi ne shoqerine tone me mentalitetin e paturpesise per te gjykuar pasojat e veprimit personal. Njerezit tane po familjarizohen me kete patologji te paturpesise dhe kane filluar te pranojme pa shume kundershtim psikologjine qe tenton te behet sunduese ate te adoptimit te njerezve tane per te bashkejetuar pa problem me mekatin dhe te keqen morale pa vrare shume mendjen per pasojat e veprimeve dhe teprimeve anormale.
Zgjerimi i hapesires se lirise i kuptuar pergjithesisht ne menyre jo kulturore dhe tejet sempliste si e drejte e njeriut per te mekatuar me veten dhe te tjeret nuk mund te jete ne thelb e barabarte me konceptin dhe pjeset perberese te lirise. Ajo nuk ka kuptim nese konceptohet e pavarur e shkeputur e palidhur me nje ndjenje te natyrshme te turpit social e cila ne shoqerine e lire dhe demokratike eshte i vetmi mekanizem i vetekontrollit te veprimeve morale te njeriut. Eshte e vertete qe tani ne kohen dhe shoqerine moderne ne shoqerine shqiptare jane bere te veshtira raporte te tilla si respektimi i raporteve delikate midis ndjenjave te lirise dhe turpit te drejtes per vetevleresim te vetes por dhe per drejtesi sociale te perbashket. Duke vleresuar kete realitet filozofi amerikano-japonez Francis Fukyama me shume te drejte konsideron domodoshmerine e kultivimit ne shoqeri te ndjenjes se njeriut per te pasur turp dhe sidomos nevojen per te pasur sensin e drejtesise sociale. Sipas tij tek njeriu duhet te jene te balancuara ndjenja e vleresimit dhe e vetevleresimit e turpit personal dhe e krenarise sociale.
Ndjenjat e turpit dhe te krenarise jane ne fund te fundit pjese te rendesishme qe bejne te mundur tek njeriu qe te siguroje balancat sociale te personalitetit si nevoje per organizimin e shendetshem te jetes se perditshme. Ne thelb ndjenja e turpit tek cdo njeri eshte e lidhur edhe me deshirat private te trupit me menyren private te vecante dhe te pervecme sic ai nderton dhe shfaq ndjenjat dhe intimitetin personal.
Zoterimi dhe disiplinimi i hapesires se jetes private eshte sot nje nga shqetesimet me te medha te shoqerise shqiptare e cila per shkak te kakofonise po shfaqet me kosto te larte dhe pasoja sociale te dukshme. Por pikerisht ketu eshte hapesira e duhur ku njeriu kultivon ndjenjen e nderit dhe ndjenjen e turpit nga qe pikerisht ne thellesite e intimitetit dhe ne shkembimin e marredhenieve midis njerezve mund te kultivohen keto ndjenja bazale te qyteterimit modern. Natyrisht ne nuk jemi marksiste qe te arsyetojme ne menyre dogmatike dhe sempliste duke nenvleftesuar rendesine themelore dhe vlerat fondamentale te intimitetit te njeriut. Ne shoqerine shqiptare te diteve tona nuk mund te arsyetojme per vlerat morale te shoqerise duke u bazuar ne paradigmat mekaniciste te njeriut te vleresuar vetem si qenie sociale dhe i determinuar ne deshirat e tij pa hapesira per liri mekat dhe intimitete te vecanta. Nuk mund te vleresojme sjelljet e njeriut te kohes sone me percaktimet tradicionale fikse te ndjenjes se turpit dhe nderit. Njeriu i vertete i kohes moderne eshte bere qenie komplekse eshte qenie dikotomike socio-biologjike dyfishe i perbere nga trupi dhe ndjenjat eshte sipas konceptimit filozofik personalist edhe qenie vegjetariane edhe qenie shpirterore. Njeriu ne radhe te pare synon lumturine individuale. Ketu eshte hapesira ku lulezon deshira mekati dhe ndjenja e turpit te cilat jane te lidhura bashkerisht dhe ndahen nga njera tjetra nga arsyeja dhe sensi i mases qe ka ne thelbin e vet jeta moderne.
Filozofi modern britanik Bertand Rasell duke folur per kete ceshtje ka dhene nje zgjidhje elokuente te problemit kur shkruan se qe te kete sukses rebelizmi per krijimin e lumturise individuale dhe aftesimin e njeriut qe te jetoje ne menyre konsekuente me nje standard dhe jo te loze midis dyve eshte e duhur qe ne menyre te domosdoshme te mendoje dhe te ndjeje thelle ate qe i thote arsyeja. Bertrand Rasell Pushtimi i lumturise faqe 80
Ndaj duhet te perpiqemi ne familje ne shkolle ne shoqeri permes edukates dhe medias qe te mesojme raportet e reja moderne te qyteterimit lidhjet dialektike midis lirise vlerave personale dhe ndjenjes se turpit social. Jetojme ne kohe te reja kur me sa duket eshte dhe do te jete akoma me shume ne te ardhmen universi personal ai qe do te percaktoje universin moral te shoqerise dhe qe do te perputhet me te. Natyrisht nje gje eshte e sigurt ne shoqerine tone te liberalizuar kur njerezit jane liruar nga prangat e ngurta te moralit social jane te pashmangshme te ndodhe gabimi dhe mekati njerezor. Ne te vertete ato sic thone sociologet jane kusht dhe pasoje e jetes se lire. Por shqetesimi eshte se disa sjellje e qendrime te njerezve tane jane bere aq shume subjektive te papergjegjshme kaotike anormale dhe jo sociale sa qe duket se e kane ngaterruar shoqerine tone kane ngaterruar keq sidomos raportet e lirise subjektive me turpin personal deshiren e natyrshme per intimitet me ndjenjen e privacise se mbyllur kerkesen e vlerave te perbashketa sociale te shoqerise tone e cila eshte e tronditur thelle pikerisht nga qe ndjen nevojen e domosdoshme te rindertimit te jetes morale.
Duke analizuar situaten sociale qe zhvillohet ne shoqerine shqiptare te kohes sone bindesh se tani kemi aq shume shfaqje asociale qendrime anti-qyteteruese e sjellje amorale saqe ne vleresimin sociologjik e moral te duket nganjehere sikur po na mbulojne shfaqje dhe dukuri qe jane te denja per kohen e paramoralitetit kur njeriu ishte vegel e verber e natyres dhe veprimtaria e tij ishte ne duart e instikteve te palatuara me veprim te hekurt natyror dhe determinist. Ne te vertete evolucioni i shoqerise sone drejt modernitetit duhet te synoje jo shthurjen morale por humanizimin e instikteve natyrore te ndjenjave te palatuara te njeriut. Qyteterimi yne ka progresuar drejt lirise por ne te njejten kohe duhet te ece duke zhvilluar ndjenjen e natyrshme qytetare te turpit social. Nuk mund te rindertohet morali i njerezve tane nese lejojme qe njerezit tane te mesohen dhe ambientohen me parimet e deformuara te jetes paramorale qe bazohet tek instiktet e njeriut ne egocentrizmin e ndjenjave te hallakatura apo nese akoma me keq krijohen kushte te pershtatshme qe te ambientohemi me situaten e verberise morale.
Tani na duhet te merremi me rregullimin moral te shoqerise dhe stabilizimin e koncepteve kaotike te disa njerez qe mendojne se koha e moralit social dhe e vlerave konsensuale ka marre fund dhe sipas tyre shoqeria eshte vetem arene e kenaqesive individuale xhungel per plotesimit te lire te instikteve te qejfit personal. Me duket se jemi ne kohen e duhur qe te merremi me shume me veten dhe shoqerine tone ne menyre qe te ndikojme ne vendosjen e raporteve te drejta morale ne shoqeri ne menyre qe tek njeriu te kete stabilitet moral dhe ekzistencial midis ndjenjes se lirise dhe krenarise personale intimitetit privacise por dhe ndjenjes se turpit personal dhe pergjegjesise sociale. Nuk mund te ndertohet qyteterimi yne nese shtohen perdite njerezit anormale asociale ekscentrike qe nuk kane raporte ontologjike brenda vetes apo akoma me keq qe nuk kane disiplinen humane vetjake midis deshires se zgjeruar per te mekatuar duke shkelur ligjet moralin shoqeror dhe rregullat sociale. Te gjitha keto po ndodhin dhe shoqeria jone nuk mund te rregullohet dhe moralisht te behet me e mire pa pasur te zhvilluar tek njerezit tane ndjenjen dhe perceptimin publik te turpit social. Ne kete kontekst edhe liria morale e drejta e njeriut qe te beje cfare te doje me trupin e vet duke mekatuar me te dhe shpirtin e tij privat ka nje kufi pertej te cilit behet dem social per shoqerine tone
15 Gusht 2010