Ishulli i Sazanit zone turistike apo
Besnik Velaj
E beme pyetjen qe ne fillim se pyetesori ka dhe cudine brenda. Ishulli i Sazanit djali i vetem i vatanitNena Shqiperi qe nga koha e lashte e Ptolemeut Polibit dhe deri kur u pranua Shqiperia ne NATO eshte ishulli i militarizuar. Nga romaket ka trasheguar mbeturinat e nje keshtjelle nga sistemi komunist bunker te pacenuar. Pushtuesit te pakten i kane shijuar puhizat kaltersite jodin etj. si pjese te disfatave te tyre por shqiptaret vlonjatet u kane munguar fatet per te shijuar apo u kane prangosur idete apo shanset per te zhvilluar industrine e turizmit ne ishullin e Sazanit. Pushtuesit dhe sistemi komunist kane sjelle izolimin dhe mjegullen e zhvillimit te turizmit. Vec teresise tokesore pyetja se kush eshte ishulli i Sazanit ne kontekstin e mesiperm per 50 vjet diktature apo 20 vjet demokraci per zhvillimin e turizmit eshte e pamotivuar pavleresuar e papeshuar per alternativen.
Sazani per shqiptaret
Ndoshta per nenshtrim politike nuk kemi ditur ti vleresojme pasurite tona turistike. Greqia Kroacia ne Ballkan kane mijera ishuj dhe nuk kane falur asnje qofte edhe nje pellembe toke ishullore por perfitojne valute te huaj nga turizmi shteteror.
Pse ishulli i Sazanit te mbetet prone e Robinson Kruzovet te 10 apo 15ushtareve te huaj per turizem te bunkerizuar ne demokraci Ishulli i Sazanit eshte ne vazhdim te Gadishullit te Karaburunit dikur i bashkuar me te por i shkeputur gjate periudhes gjeologjike te kuaternarit me ane te nje fundosje tre kilometra qe formon gryken e Sazanit. Ka nje siperfaqe 6 kilometra katror ne formen e bukur te nje rombi. Relievi eshte malor i perbere nga dy maja te rrumbullakosura te ndara midis tyre nga nje gropore ku jane vendosur qendrat e banuara te Robinso Kryzovet. Sazani eshte skaji me perendimor i vendit tone. Si gadishulli i Karaburunit dhe ishulli i Sazanit me poziten gjeografike dhe strategjike kane terhequr vemendjen e turistevevizitoreve per turizmin malor. Sazani nuk eshte per vendasit dhe as ka qene qofte edhe me vize . Te paret kishi frike se mos i marrin ne zbor per te mbrojtur ishullin nga NATO Te huajt nga frika e humbjes ne luften antiimperialiste....
Nje histori e shkurter
Pse te mos jete ishulli i Sazanit port i turizmit ne Adriatik Ashtu si pa u ndjere deri ne aventurat politike per 50 vjet politika vertikale organet e pushtetit lokal pengojne investimet ne ishullin e Sazanit ishullin strategjik. Ishulli i Sazanit eshte kaq afer11milje larg Vlores dhe shume larg per te plotesuar nevojat imediate me potenciale te medha turistike. Shume e madhe eshte historia e ishullit te Sazanit si vendbanim i lashte per turizmin kulturor. Qysh nga kohet me te lashta kane shkruar Skylaksi Polibi Sazo si vendqendrim per lundertaret. Me shume vlere duhet treguar per te cmuar turizmin kulturor kur ne faqen e ishullit ne perendim jane zbuluar mbeturinat e nje keshtjelle qe i perket kohes romake. Sipas Prof. Halo Abazit ne mesjete venecianet e kane perdorur ishullin si fortese te tyre kur ishin zoter te Aulones dhe Spiranices. Banoret vendas te ishullit duke qene se beheshin viktime e pirateve te detit iken ne vende te tjera nje pjese e te cileve u vendosen ne Zvernec dhe ne Narte ose Arte.
Epoka e bunkerizimit
Ne kohe te reja ishulli eshte perdorur si kullote dimerore mjaft e pasur e pershtatshme e cila ishte prone e vezirit te Beratit i cili e jepte me qira per 1500 piastra ne vit. Kohe pas kohe pushtimesh ishulli i Sazanit u be vazhdimisht objekt i diplomacise dhe agresionit te shteteve pertej detit per ta kthyer ate ne baze ushtarake. Ne vitin 1913 kur ushtrite greke perparuan ne drejtim te territoreve te Shtetit te Pavarur Shqiptar ata zune padrejtesisht edhe Sazanin. Ne konferencen e Ambasadoreve ne Londer ishulli i Sazanit diskutohej jo si nje vend ku gershetoheshin interesat italo-greke. Me 30 tetor 1914 njihet si dita kur Italia pushtoi Sazanin dhe prej andej pas nenshkrimit te Traktatit te fshehte te Londres filloi planin e italianizimit te Shqiperise nen pretekstin se ajo mbronte gjoja interesat strategjike te Italise ne Adriatik dhe siguronte gjoja paprekshmerine e Shqiperise. Qysh nga ajo kohe ishulli i Sazanit nuk u perdor me as si kullote dimerore por si baze sekrete ushtarake italiane ku mos te shkelte me kembe shqiptari. Populli ndjeu dhembje te brendshme dhe aktualisht qe nuk viziton pjesen me te bukur hyjnore te Atdheut. Jo vetem qe ishulli i Sazanit duhet ti kthehet teresisht destinacioni turistik por per historine e mesiperme ai ka interes per turizmin kulturor. Ne pllaka perkujtimore stendat apo muzeume madheshtor turistet duhet te mesojne te verteten e masakrave te pushtuesve. Ne luften e Vlores ne vitin 1920 u internuan ne ishullin e Sazanit 1500 veta nga popullsia. Edhe pushtuesit italiane apo greke te mundur me turp ne fushat e betejes u larguan nga Vlora por mbajten ishullin e Sazanit perjetesisht. Edhe sot duken punimet fortifikuese nga forcat ushtarako/detare dhe armatime te shumta si dhe nje sistem minash te ndryshme te ndryshkura per rreth ishullit. Edhe kujtimet e te me moshuarve jane me mallengjyese kur na jepen barinjte qe vajtojne token e tyre amtare se u mungonte nje pjese e trupit. Ne muzeun natyror por si i tille duhet ligjeruar nga shteti pjese e turizmit kulturor duhet te shtohet dhe historia e kohes se Zogut te I-re kur Sazani u mbeti italianeve. Per kete padrejtesi patriotet shqiptare brenda e jashte vendit protestuan nxoren edhe nje gazete te quajtur Sazani ne France. Sazani mbeti prone e shqiptareve vetem pas Luftes Nacional-Clirimtare por pas 50 vjetesh potenca e pasurive turistike mbeti e panjohur e izoluar pa komunikim qofte me vlonjanet qofte edhe me shqiptaret.
Nje ide per ishullin
Sot pas 20 vitesh demokraci ishulli i Sazanit mbeti i izoluar i vetmuar per turizem. Per turizmin mbeten objektet e shkaterruara social-kulturore te socializmit mbeti nje ndertese e gjeneralit italian te ishullit bashke me plazhin e vogel. Ky emertim pushtuesish i pandryshuar deri ne kohet tona eshte nje ironi therese per te zotet e vatanit gje qe tregon se vetem te huajt e njihnin jeten per te provuar kenaqesite e detit te kripur diellit thekes gjelberimit te perjetshem
Vendasit duhet te enderrojne enderritje absurde ne Vlore nese qeverite vene e vine si pikat e shiut ne muajin korrik dhe jane shterpe per ide. Per zhvillimin e turizmit ne Sazan ne mund tu drejtohemi personaliteteve biznesmene etj. Njeri prej personave qe e ka ngritur kete problem eshte zoti Petrit Levendi i cili eshte shprehur keshtu
Deri me sot ishulli ne konceptin gjeografik konceptohet si toke tjeter dhe cdo shqiptar do te kishte deshire ta vizitonte ate. Deshiren per vizite e kane shqiptaret e Maqedonise e Malit te Zi dhe te Kosoves por edhe shume te huaj. Ata do te shihnin shume bunkere ne skalionet perendimore si cmenduri e nje njeriu dhe e sistemit qe e polli. Ata do te shihnin do te njihnin ne vend shume histori ne objektet e mbetura sot rrenoja te cilat i ngriten nga njerez qe kane thyer duar e kembe duke montuar elementet e betonit duke transportuar mbi shpine. Anijet luftarake dhe zonat e ankorimit mund te perdoren nese restaurohen dhe vendi kthehet ne nje port jahtesh. Po aty si pjese e muzeut Aeronaval mund te ankorohen nje apo dy nendetese anije luftarake te Luftes Ftohte per tu vizituar falas nga turistet dhe ndertesat ekzistuese ushtarake te cilave pa iu ndryshuar arkitekturen dhe konfiguracioni por duke i rilyer me dizenjo ne vija te lakuara e jeshile te kthehen ne bare restorante ku te gatuhen fruta deti dyqane ushqimore dhe artikujve te perdorimit te brendshem. Ato mund te kthehen ne dyqane suveniresh biblioteka butike klube nate pub-e agjenci turistike pika interneti sherbime postare ex-change. Aty mund te jete qendra administrative e ishullit nje zyre policie dhe nje kazino per te rriturit.
A nuk do t1e ishte nje eksperience e rralle turistike ne bote A nuk eshte sot ish ishulli i tortures prane kontinentit amerikan qe vizitohet nga 5000 vizitore ne dite duke sjelle te ardhura per komunitetin ne rreth nje milion dollare ne dite
A nuk eshte ishulli i Sazanit me histori te ngjashme me Alkatrazin A nuk do ta vizitonin 1000 qytetare shqiptare A nuk do te dyfishoheshin te ardhurat e Bashkise
Ne perputhje me terrenin kodrinor ne anen lindore te ishullit mund te ndertohen dy apo tre fshatra turistike gjithnje duke respektuar kapacitetin mbajtes te zones raportin natyre-ndertim si dhe parametrat mjedisore. Aftesia mbajtese e ishullit mund te shkoje 2000 e 3000 persona me teper se kapaciteti hotelier i Vlores sot nese ndertohen komplekse hoteliere me kate jo te larta.
Ne Sazan mund te kete kinema bilardo fusha futbolli tenisi ping-pong-u pishina qender tregtare salle konferencash etj.. A nuk mund te organizohen sporte uji sporte nenujore te behet nje aerodrom i vogel ne pjesen me te larte te ishullit A nuk mund te jete nje pike turistike transite per tragetet ne Sarande Himare Sazan Durres dhe destinacione me te largeta te bregdetit shqiptar Por kryefjala e turizmit ne ishullin e Sazanit mbetet me ligj pastertia dhe virgjeria ne te ardhmen.
Somario
Sot pas 20 vitesh demokraci ishulli i Sazanit mbeti i izoluar i vetmuar per turizem. Per turizmin mbeten objektet e shkaterruara social-kulturore te socializmit mbeti nje ndertese e gjeneralit italian te ishullit bashke me plazhin e vogel. Ky emertim pushtuesish i pandryshuar deri ne kohet tona eshte nje ironi therese per te zotet e vatanit gje qe tregon se vetem te huajt e njihnin jeten per te provuar kenaqesite e detit te kripur diellit thekes gjelberimit te perjetshem
10 Gusht 2010