Gjeorgji - Rusi perdja tjeter e hekurt
Dy vjet me pare shihja tanket ruse qe hynin ne Gjeorgji. Ruset pretendonin se po mbronin banoret e Osetise se Jugut por ne fakt gjeorgjianet po mbronin veten nga separatistet qe mbeshteteshin nga Rusia. Jam kthyer ne kete zone dy vjet pas luftes. Ruset tani kane pushtuar jo vetem Osetine e Jugut por nje territor qe shkon 20 milje larg nga Tbilisi kryeqyteti i Gjeorgjise. Ata kane filluar te ngrene nje pengese me thase rere balte pajisje ushtarake nderkohe qe po ndertohet edhe baza ushtarake ruse. Eshte e qarte se planifikojne nje qendrim te gjate. Pushtimi rus zhvendosi 100 mije gjeorgjiane te cilet mbeten larg shtepive te tyre edhe sot e kesaj dite. Presidenti rus Dimitri Medvedev vizitoi Abkazine rajonin tjeter te Gjeorgjise qe kerkon shkeputje. Vizita e Medvedevit ishte ne pervjetorin e shpalljes se pavaresise nga Abkazia pavaresi qe eshte pranuar nga Moska. Nje perde e hekurt natyrisht me e vogel se ajo e meparshmja ne Evropen Lindore po ngrihet ne dy rajonet separatiste te Gjeorgjise. Padyshim qe kjo perde duhet hequr ndonese do te marre kohe.
Zonat e ngritura artificialisht e qe varen nga ndihmat e Moskes historikisht kane qene vrima te zeza. Ne ato zona nuk zhvillohet biznesi normal dhe konkurrenca vetem korrupsioni trafikimi kumari alkoolizmi dhe perdorimi i armeve.
Per dallim Banka Boterore e rendit Gjeorgjine si vendin e 11-te ne bote per nga lehtesia e te berit biznes. Dy vjet me pare gjeorgjianet u ankuan se administrata Bush nuk pranoi ti shiste arme anti-tank dhe sisteme per mbrojtjen ajrore.
Moska ka qene dhe mbetet nje lojtar shume i rendesishem ne izolimin e Iranit dhe ne rruget e Azise Qendrore permes te cilave behet furnizimi i trupave ne Afganistan.
Ne keto kushte shtrohet pyetja se a ka me shume shprese per Gjeorgjine sot se ne vitin 2008
Padyshim qe ka. Zyrtaret ruse kane thene ne vazhdimesi se qellimi i tyre ishte ndryshimi i regjimit ne Tbilisi. Kjo nuk ndodhi. Gjeorgjianet vazhdojne te mbeshtesin presidentin Mihail Sakashvili dhe nuk do ti shtrijne doren Moskes si cmim per brutalitetin e treguar.
Abkazet dhe osetianet e jugut do te mesojne se liria nga Tbilisi dhe varesia nga Moska nuk eshte liri. Ata do ta shohin vete se si amerikanet evropianet turqit kazaket apo izraelitet do te investojne ne ekonomine gjeorgjiane te stilit perendimor nderkohe qe ekonomite e tyre do te mbeten ne vend pas telave me gjemba.
Ne keto kushte procesi do te zhvillohet vetvetiu. Pasaportat ruse dhe zgjedhjet e menaxhuara nga Moska nuk jane baze reale per te ardhmen.
Ministri gjeorgjian i Riintegrimit Temuri Jakobashvili thote se pushtimi vertetoi kufizimet e fuqise ruse. Ruset nuk munden ta vinin nen kontroll vendin tone apo te largonin qeverine ashtu sic deshtuan edhe ne synimin per te na futur ne sferen e tyre te ndikimit.
Jakobashvili beson se Rusia nuk ka fuqi per te fituar. Pushtimi ishte perpjekja e fundit. Ata pushtuan rajone strategjike dhe demtuan qytetaret tane por shume shpejt do te jene po ata njerez qe gjoja Rusia i shpetoi qe do te ndihen te pushtuar.
Shume prej tyre vetem sa kane filluar te ndihen si te tille. Ndihmat ruse nuk arrijne deri te popullata e gjere.
Stili sovjetik i Moskes aktuale nuk duket i ndryshem nga variantet e mehershme dhe do te deshtoje per te njejtat arsye si paraardhesi i vete Per sa kohe qe Perendimi eshte perendim dhe Rusia Rusi fundi i lumtur do te na takoje neve thote Jakobashvili. i.b.
Shkrimi wshtw botuar nw Wall Street Journal dhe REL
14 Gusht 2010