Emigracioni celesi i fuqise amerikane
Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane ngujuar ne debatin per emigracionin. Shteti i Arizones ka miratuar kohet e fundit nje legjislacion i cili inkurajon policine lokale per tiu kontrolluar statusin e emigracionit njerezve te cilet jane ndaluar per arsye tjera dhe mund tiu kerkoje emigranteve paraqitjen e deshmive te statusit te tyre ligjor.
Administrata e Obames e ka kritikuar ligjin grupet e kishes kane protestuar duke e konsideruar ate diskriminues kurse nje gjykate federale ka leshuar urdher te perkohshem sipas te cilit emigracioni eshte ceshtje federale. Pavaresisht nga rezultati i ceshtjes ligjore ligji i Arizones po mbeshtet edhe ne shtetet tjera dhe tregon per rendesine ne rritje te emigracionit si ceshtje politike.
Nese SHBA do ta kufizonte ne menyre serioze imigrimin kjo do te kishte pasoja te renda per poziten e Amerikes ne bote. Me nivelet e tanishme te emigracionit Amerika eshte njera nga ato pak shtete te zhvilluara te cilat mund ta shmang renien demografike dhe ta ruaje perqindjen e saj ne popullsine boterore por kjo mund te ndryshoje neqoftese reagimet ndaj ngjarjeve terroriste apo ksenofobise publike do te pasohen me mbylljen e kufijve.
Frikerat rreth efektit te imigracionit ndaj vlerat kombetare dhe ndaj ndjenjes koherente te identitetit amerikan kane ekzistuar qe nga vitet e hershme te krijimit te SHBA-ve. Partia KnowNothing ne shekullin 19 ishte ndertuar mbi politiken e kundershtimit ndaj emigranteve vecanerisht atyre irlandeze. Aziatiket ishin zgjedhur per tu perjashtuar nga viti 1882 e me tutje ndersa me Aktin e Kufizimit te Imigracionit te vitit 1924 fluksi i emigranteve u ngadalesua per kater dekada me radhe.
Ne vitin 1910 SHBA-te regjistruan perqindjen me te larte pergjate shekullit te XX persa i perket banoreve qe kishin lindur ne nje vend tjeter - gjithsej 14.7 per qind e popullsise. Sot 11.7 per qind e banoreve te SHBA-ve kane lindur diku tjeter.
Pavaresisht se eshte kombi i emigranteve me shume amerikane jane skeptike ndaj emigracionit sesa qe jane ne favor te tij. Ne varesi te hulumtimeve qofte shumica e thjeshte apo shumica e plote deshiron me pak imigrante. Recesioni i ka perkeqesuar qendrime te tilla. Ne vitin 2009 50 per qind e amerikaneve e kane perkrahur zvogelimin e emigracionit ligjor qe shenon rritje nga 2008 kur kjo perkrahje ishte 39 per qind.
Si perqindja ashtu edhe origjina e emigranteve te rinj kane shkaktuar shqetesime ne lidhje me efektet e emigracionit ne kulturen amerikane. Te dhenat nga regjistrimi i vitit 2000 tregojne nje rritje te popullsise hispanike kryesisht per shkak te valeve te emigranteve te rinj qofte legale apo ilegale. Ne te vertete demografet parashikojne se ne vitin 2050 te bardhet jo-hispanike do te jete vetem nje shumice e thjeshte e banoreve te SHBA-ve. Hispaniket do te jene 25 per qind afro-amerikanet 14 per qind dhe aziatiket 8 per qind.
Shumica e fakteve deshmojne se emigrantet e fundit jane duke u asimiluar te pakten aq shpejt sa edhe paraardhesit e tyre. Nevoja per te komunikuar ne menyre efektive se bashku me fuqine e tregut prodhon nje nxitje te fuqishme per ta zoteruar gjuhen angleze dhe per ta pranuar nje shkalle te asimilimit. Mediat moderne gjithashtu iu ndihmojne emigranteve te rinj qe paraprakisht te dine me shume per vendin e tyre te ri sesa atyre nje shekull me pare.
Teksa rritja shume e shpejte e shkalles se emigracionit mund te shkaktoje probleme sociale perkrahesit thone se ne aspektin afatgjate emigracioni e rrite fuqine e SHBA-ve. Ne realitet 83 shtete dhe territore perfshire shtetet me te zhvilluara aktualisht kane shkalle me te ulet te lindshmerise sesa ajo qe eshte e nevojshme per ta ruajtur nivelin konstant te popullsise. Per shembull per ruajtjen e nivelit aktual te popullsise se saj Japonia do te duhej te pranonte nga 350.000 emigrante ne vit pergjate 50 viteve te ardhshme gje e cila eshte e veshtire per nje kulture e cila historikisht ka qene armiqesore ndaj emigracionit.
Ne anen tjeter pavaresisht nga ambivalenca e amerikaneve SHBA-te mbeten shtet i emigracionit. Zyra e Regjistrimit te Popullsise parashikon se popullata amerikane do te rritet per 49 per qind gjate kater dekadave te ardhshme.
Sot SHBA-te jane vendi i trete me i populluar ne bote me gjasa te mira qe edhe pas 50 vjeteve ende te jene ne te njejten pozite dy te parat do te jene Kina dhe India. Ceshtja e emigracionit jo vetem qe eshte e rendesishme per fuqine ekonomike por duke qene se pothuajse te gjitha vendet e zhvilluara jane duke u plakur dhe do te perballen me barren e sigurimit te kushteve per gjeneratat e vjetra ajo mund te ndihmoje ne uljen e mprehtesise se problemit te politikave institucionale.
Pervec kesaj edhe pse studimet tregojne se perfitimet e drejtperdrejta afatshkurtra dhe te matshme ekonomike ne nivel kombetar jane relativisht te vogla dhe punetoret e pakualifikuar mund te vuajne nga konkurrenca emigrantet e kualifikuar mund te jene te rendesishem per sektoret e vecante ekonomike. Nje rritje prej 1 per qind e numrit te emigranteve qe kane diplome universiteti con ne rritje prej 6 per qind te zbulimeve per fryme banori. Ne vitin 1998 inxhinieret e lindur ne Kine dhe ne Indi e udhehiqnin cerekun e bizneseve te teknologjise se larte ne Silicon Valley qe realizonte shitje ne vlere prej 17.8 miliarde dollaresh. Ndersa sipas te dhenave te vitit 2005 emigrantet kishin ndihmuar ne krijimin e cdo te katertes firme teknologjike amerikane gjate dekades se kaluar.
Po kaq te rendesishme jane edhe perfitimet e emigracionit per pushtetin e bute te Amerikes. Fakti qe njerezit duan te vijne ne SHBA se bashku me mobilitetin e larte te emigranteve rrit joshjen e shtetit. Amerika eshte magnet dhe shume njerez mund ta shohin veten si amerikane per shkak se shume amerikane te suksesshem duken si njerezit e shteteve tjera.
Per me teper lidhjet ndermjet emigranteve dhe familjeve e shokeve te tyre ne vendet prej nga vijne ndihmojne per te percjelle informacion te sakte dhe pozitiv per SHBA-te. Pervec kesaj prania e kulturave te shumta krijon lidhje me vendet tjera dhe ndihmon ne zgjerimin e rendesishem te qendrimeve amerikane ne epoken e globalizimit. Ne vend se ta dobesoje fuqine e forte dhe ate te bute emigracioni i rrite te dyja.
Nje burreshtetas i larte nga Azia vezhgues i sakte dhe i hershem i SHBA-ve dhe Kines arrin ne perfundimin se Kina nuk do tia marre primatin SHBA-ve dhe te behet fuqia kryesore e shekullit 21 per shkak te aftesise se Amerikes per ti terhequr me te miret dhe me te zgjuarit nga pjesa tjeter e botes si dhe per ti shkrire ata ne nje kulture diverse te kreativitetit. Kina ka popullsi me te madhe per te rekrutuar por sipas tij - kultura e saj sinocentrike do ta beje ate me pak kreative sesa SHBA-te.
Ndonese mund te kuptohet rezistenca e qytetareve te zakonshem amerikane ndaj konkurrences prej emigranteve gjate periudhes se papunesise se larte do te ishte ironike nese debati aktual do te conte drejt politikave te cilat ia hiqnin SHBA-ve njerin nga burimet unike te fuqise se saj.
Autori i shkrimit ka qene Ndihmes-sekretar i Mbrojtjes se SHBA-ve. Ai eshte autor i librit Fuqia e Bute Rruga e Suksesit ne Politiken Boterore kurse aktualisht eshte profesor ne Harvard. Artikulli eshte marre nga gazeta Express
11 Gusht 2010