E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia nxjerr në “pension” modelet, shpiket roboti femër



Petrika GROSI
Është e gjatë rreth 170cm, di të marrë poza të ndryshme për t’u fotografuar dhe është shumë e bukur. Gjithashtu, ajo shfaq një feminilitet që do t’ia kishin zili shumë gra... Është një mëkat që nuk po flasim për një femër, por për robotin më të fundit. Pas shpikjes së robotëve infermierë, fshatarë, kafshë shtëpiake, pasioni i papërmbajtshëm i japonezëve në këtë teknologji ka bërë që të shpiket roboti femër. Kjo risi e teknologjisë, në një të ardhme jo shumë të largët fare mirë mund të nxjerrë “jashtë loje” modelet e njohura në gjithë botën. E pra, pasioni japonez për anatominë tashmë zbarkon edhe në botën e modës me robotin femër që sfilon dhe pozon sipas komandave. Roboti është projektuar nga Instituti i Kërkimeve Robotike në Kobe (Japonia Qendrore). Roboti është në gjendje që falë lëvizjeve të duarve e këmbëve apo pjesëve të tjera të mekanizuara të trupit të marrë poza shumë origjinale, e mbi të gjitha, nuk i mungon ajo “prekja femërore”, që është tipari më i rëndësishëm i një super-modeleje. Ky tip është shumë më i zhvilluar se androidët e tjerë modernë të cybernetikës. Një karakteristikë tjetër që e bën të veçantë nga robotët e tjerë këtë prototip është fakti se lëvizjet e tij mund të kontrollohet fare lehtë edhe nga një aparat i thjeshtë celular. Në një të ardhme jo të largët, roboti model do të pajiset edhe me një lëkurë të butë sintetike, ç’ka do ta bëjë krejt të ngjashëm me një qenie njerëzore. Roboti mund të veshë çdo lloj prerje që u shpik mendja stilistëve pa asnjë problem e të sfilojë ashtu siç dëshiron stilisti. Pasi të ketë mbaruar të gjithë këtë projekt, instituti japonez i kërkimeve synon që t’ua shesë robotin agjencive më prestigjoze botërore të modës, të cilat merren me sfilatat dhe veshjet më të shtrenjta në glob. E sigurtë është se modelet, tashmë duhet të nisin të merakosen nga ecuria e punës me këtë robot të ri, i cili fare mirë mund të konsiderohet si një rival dinjitoz dhe i pamëshirshëm për to.

Viagra mund të përdoret edhe nga gratë

Ajo stimulon dëshirën seksuale për gratë e stresuara e depresive

Kokrra blu që bën fatlumë gjithë ata burra, të cilët për shkak të moshës dhe gjendjes fizike e mendore, i humbasin aftësitë dhe dëshirën seksuale, tashmë mund të përdoret edhe nga femrat për të kryer efektin e nxitjes së dëshirës seksuale. Sidomos për gratë që vuajnë nga depresioni dhe që kurohet me medikamente të ndryshme qetësuese, viagra duhet të bëhet “mike e ngushtë”. Pa shkaktuar dëmet dhe varësinë e ilaçeve të ndryshme, viagra arrin që të shtojë dëshirën seksuale të këtyre grave dhe të japë të njëjtat efekte anësore që u jep burrave, pra dhimbje koke dhe vështirësi me tretjen e ushqimit. Sipas një studimi shkencor të bërë kohët e fundit, pacientet e kuruara me viagra kanë pasur një përmirësim të dukshëm të gjendjes së tyre shpirtërore e sigurisht, të asaj seksuale. Viagra e luan rolin e rregullatorit edhe më mirë se medikamentet e posaçme për çrregullimet dhe shqetësimet psikike. Kërkimi shkencor në lidhje me këtë temë është kryer në shkollën e mjekësisë “New Mexico School” dhe është publikuar bashkë me rezultatet në revistën mjekësore “Jama”. Pas tetë javësh terapie dhe trajtimi të rregullt me viagra, 72% e 90 femrave kanë pasur përmirësime të dukshme të dëshirës së tyre seksuale dhe 73 % e tyre nuk kanë pasur asnjë shqetësim të rëndësishëm apo efekt të rëndë anësor. 98 gra të cilat përdorën viagrat nuk kishin më nevojë të përdornin ilaçet e tyre antidepresivë për të stimuluar dëshirën seksuale.

25 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›