E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia përshëndet negociatat për armët bërthamore

Tokio - Japonia përshëndet fillimin e negociatave ruso-amerikane për reduktimin e armëve bërthamore. "Qeveria japoneze përshëndet njoftimin e bërë nga SHBA-ja dhe Rusia për fillimin e këtyre negociatave", deklaron zëdhënësi i qeverisë japoneze, Takeo Kawamura.

Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe ai rus, Dimitri Medvedev, ranë dakort gjatë takimit të djeshëm në Londër për të filluar negociatat përsa i përket armëve bërthamore. "Japonia do t'i kërkojë dy fuqive të mëdha bërthamore, SHBA-së dhe Rusisë, të bëjnë maksimumin për reduktimin e armëve bërthamore, dhe t'u kërkojnë fuqive të tjera bërthamore të bashkojnë përpjekjet e tyre", shton zëdhënësi i qeverisë japoneze.

Japonia është shteti që ka provuar mbi kurriz tmerrin e këtyre armëve, ku në vitin 1945 në Hiroshimë dhe Nagasaki humbën jetën 140 000 njerëz si pasojë e bombave të lëshuara nga ShBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›