E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia qartëson pozicionin lidhur me raketën e Koresë

Moskë - Rusia qartëson pozicionin e saj lidhur me raketën koreano-veriore, e cila është në gjendje të hedhë menjëherë në erë aeroplanmbajtëset amerikane të armëve bërthamore. Një sërë vendesh kanë shfaqur shqetësimin për superraketën, të cilën Koreja e Veriut ka ndërmend ta testojë pas disa ditësh.

Lidhur me pozicionin e Rusisë në këtë çeshtje, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Andrei Nesterenko, shprehet: “Pozicioni i Rusisë është i qartë. Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhen respektuar”. Ai ka theksuar më tej se kujdesi në fushën e armatimit të raketave do të ndikonte në eleminimin e shqetësimeve ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›