Xhentilesa e çiftit Obama prek sedrën britanike
Londër - Vizita në Londër e çiftit presidencial amerikan, Barak dhe Mishel Obama, nuk po kalon pa diskutime. Çifti ka “shkelur” dy herë protokollin britanik gjatë takimit me mbretëreshën Elisabetë. Me mendimin që mbretëresha është shumë e pasionuar pas teknologjisë, çifti presidencial i ka dhuruar një iPod, gjë që është në kundërshtim me protokollin britanik.
Në përfundim të vizitës, gjatë përshëndetjes përfundimtare, zonja Obama ka prekur në shpinë mbretëreshën, duke “prekur” njëkohësisht edhe sedrën britanike. Megjithë “gabimet” e çiftit Obama, gjithçka është kapërdirë me humor nga mbretëresha Elisabetë.