E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skoci, 16 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Glasgou - Të paktën 16 njerëz kanë humbur jetën nga rrëzimi i një helikopteri në Detin Verior të Skocisë. Deri tani janë gjetur trupat e vetëm 8 personave të cilët ndodheshin në helikopter. Zv-shefi i policisë skoceze deklaron se realiteti paraqitet shumë i zymtë.

Helikopteri mësohet se ishte nisur nga një platformë nafte. Kjo është fatkeqësia e dytë ajrore që ndodh në Skoci këtë vit, pas asaj të shkurtit po në Detin Verior, ku për fat udhëtarët e atij helikopteri shpëtuan të gjithë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›