Presidenca çeke kërkon maturi për stimulimet financiare
Bruksel - Presidenca çeke e Bashkimit Evropian kërkon maturi për masat që do të merren për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore, për të mos shkaktuar efekte anësore. Deklarata e Çekisë zyrtare vjen nga zëvëndëskryeministri i saj, Aleksandër Vondra.
"Në brendësi të Europës, ne kemi disa limite në lidhje me monedhën tonë dhe për mënyrën se si e shpenzojmë atë. Të kesh vetëm stimulime pa limit dhe të mos kesh rregulla, kjo mund të përbëjë për disa nga ne në Europë një rrugë që të çon në probleme të rënda”, deklaroi zëvendëskryeministri çek i ngarkuar me çështjet europiane, Aleksandër Vondra.