E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Të gjithë e dinë sa të turpshme u kthyen zgjedhjet për Tiranën

TIRANE-Partia Socialiste ka reaguar edhe sot rreth rinumërimit të votave që po u bëhen kutive të votimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Deputeti Blendi Klosi vlerësoi se procesi i rinumërimit të votave është cënuar rëndë për disa arsye. Ai ka deklaruar se KQZ po kryen një proces kriminal dhe se qellimi i vetem i rinumërimit ishte manipulimi i votave.
“Vjedhja dhe turpi qe filloi pas rinumërimit të votave që u pa nga miliona shqiptarë është kthyer në estradë që nuk është parë e dëgjuar nga Bota. Hapen kuti plot me vota të demokratëve ku mungojnë kode, zarfe me vota të kontestuara që zhduken pa nam e nishan. Të gjitha ketyre u shtohen dhe kërcënimi ndaj vëzhguesve të opozitës. Tashmë të gjithë e dinë sesa të turpshme dhe kriminale u bënë në zgjedhjet për Tiranën dhe se ky proces pati nje qellim te vetem, manipulimin e rezultatit”.
Klosi më tej akuzoi Ristanin si njeriun që po drejton KQZ në mënyrë aspak demokratike,
“Ristani ai person që po drejton KQZ në mënyrë aspak qytetare, aspak demokratike që sillet si alabak ndërkohë që duhet të punojë korrekt sepse paguhet nga taksat e taksapaguesve shqiptarë”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›