Pas kurimit ne spital Mubarak i drejtohet paraburgimit

Pas trajtimit në spital për shkak të problemeve me zemrën ndaj ish-presidentit të Egjiptit është marrë masa e paraburgimit. Prokuroria ka urdhëruar paraburgim 15-ditor për Hosni Mubarak që në fillimim të majit mbush 83 vjeç dhe dy djemtë e tij, për shkak të hetimeve për korrupsion gjatë sundimit të tij.
Ala dhe Gamal Mubarak janë marrë në pyetje nga prokuroria e shtetit për keqpërdorim fondesh dhe pushteti. Mubarak pësoi infarct, ndërsa po merrej në pyetje për vrasjen e qindra protestuesve dhe për akuzat për korrupsion. Burime të spitalit në Sharm el Sheik bëjnë të ditur se ish-presidenti ndodhet aktualisht në terapi intensive, ndërsa dy djemtë e tij janë transferuar në qendrën e paraburgimit të Tora-s në Kairo.
Mubaraku u largua nga pushteti më 11 shkurt pas protestave masive që përfshinë gjithë vendin. Atij, bashkëshortes dhe dy djemve u është ndaluar të largohen nga vendi dhe pasuritë e tyre janë ngrirë, ndërsa hetimet e prokurorisë përfshijnë dhe dhunën e ushtruar në El Tahrir, ku mendohet se kanë humbur jetën afro 800 persona.
Delina Bitraku