E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Hyseni vizitë dyditore në Strasburg

Strasburg - Ministri i Jashtëm i Republikë së Kosovës, Skënder Hyseni, ndodhet për një vizitë dy ditore në Strasburg, ku është ftuar nga Grupi Panevropian i Partive Popullore në Parlamentin Evropian. Siç bëhet e ditur në një komunikatë të MPJ-së, ministri Hyseni do t’i drejtohet me një fjalë këtij grupi gjatë seancës plenare të radhës të Parlamentit Evropian.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, Hyseni do të ketë takime të ndara me kryetarin e Parlamentit Evropian, Hans-Gert Pöttering, me presidentin e Grupit të Partive Popullore dhe Demokratike në Parlamentin Evropian, Joseph Daull, si dhe sekretarin e përgjithshëm të këtij grupi, Martin Kamp.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›