E Diel, 1 Nëntor 2026

Juve si Livorno, asnjë penallti në favor

Këto janë dy skuadrat e vetme në Serinë A që ende nuk u është dhënë një 11-metërsh në favor. Por ndryshimi i madh midis këtyre dy skuadrave është numri i golave të shënuar. Plot 25 kanë shënuar bardhezinjtë, duke qenë ndjekësit më të afërt të Interit me 29 (sulmi më i mirë në Serinë A). Kurse Livorno ka shënuar vetëm katër gola në 12 ndeshje.

Në fakt, nëse marrim edhe pesë ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar (sepse penalltia e fundit në favor të Juves regjistrohet në javën e 33-të të sezonit 2008-2009 Rexhina-Juventus), atëherë numri i takimeve rresht pa penallti për juventinët shkon në 17.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›