Montezemolo: Vitin tjetër kampionati do të jetë i yni
“Vitin e ardhshëm Ferrari do të kthehet fitues. Më në fund, javën tjetër ky kampionat do të marrë fund dhe ne do të fillojmë të përgatitemi për kampionatin tjetër. Do të fillojmë projektet për modelin e makinës me të cilën do të kërkojmë të fitojmë vitin e ardhshëm”, tha numri një i “Kokëkuqes”.
Ai shtoi se nuk duhet harruar që në dhjetë vitet e fundit skuderia e kuqe ka fituar tetë kampionate dhe të njëjtën gjë mund të bëjë edhe për sezonet në vazhdim. “Më në fund ka rregulla të qarta, pra le të fitojë më i miri dhe shpresoj të fitojmë ne”, vijoi Montezemolo.
Ndërkohë, sipas Ros Braun (skuderia e të cilit sivjet u shpall kampione e F1), ka deklaruar se së shpejti, konstruktorët japonezë që u tërhoqën nga Formula 1, Honda dhe Brixhston, do të rikthehen, sapo ekonomia globale të rimarrë veten.