Jashari: S’jam kandidat i LDK'së dhe AAK'së
Murat Jashari ka mohuar spekulimet se do të jetë kandidati për president i LDK-së dhe AAK-së.
Ai ka thënë se nga askush nuk është kontaktuar dhe nuk e di nga ka rrjedh ky lajm.
Megjithatë ai ka thënë se po e shqyrton mundësinë e kandidimit, por se ende nuk ka vendosur se a do të kandidojë apo jo dhe se a do të jetë kandidat për president i ndonjë subjekti politik.
"Kam kërkesa të miqve, dashamirëve, unë jam duke e shqyrtuar këtë opsion, por ende nuk kanë përfunduar ndryshimet e ligjit zgjedhor për presidentin, dhe nuk e di cili do të jetë roli dhe kompetencat e presidentit. Posa të mbarojnë këto ndryshime mund të dal me një mendim të prerë", ka thënë Murat Jashari për Bota Sot.