E Diel, 1 Nëntor 2026

Jashtë një tjetër, edhe Nani i thotë lamtumirë Botërorit 2010

Portugalia Vazhdon ankthi i dëmtimeve, Portugezi nuk rikuperohet dot në kohë

Nani nuk do të marrë pjesë në Botërorin 2010. Mesfushori i Krahut të Mançester Junajtid, nuk ka mundur të kalojë testin e deciziv, për të kuptuar nëse do të kishte mundësi për të rikuperuar nga dëmtimi në klavikulën e majtë, të cilin e pësoi gjatë stërvitjes, para se të nisej për në Afrikën e Jugut. “Nani nuk është në gjendje për të përballuar impenjimin në Botëror”, ka bërë të ditur Federata Portugeze e Futbollit në një komunikatë të saj për shtyp. Në vendin e tij do të grumbullohet Ruben Amorim, 25-vjeçar, i cili mundi të shpallej kampion i Portugalisë me Benfikën. Një lajm vërtet i hidhur për trajnerin Karlos Kueiroz, i cili pikërisht të hënën kishte shprehur dëshirën se bashkë me skuadrën e tij do të prodhonte futbollin më të mirë në këtë Botëror: gjithsesi luzitanët kanë ndezur motorët dhe përgatiten për një paraqitje sa më të mirë në kompeticionin më të madh të futbollit në glob. Një ditë pas mbërritjes së tyre në rezidencën në Magaliesburg, ata ndihen në formë. “Mendoj se është një detyrë për çdo trajner dhe për çdo lojtar, në çdo ndeshje të veçantë, të provojë të dhurojë spektakël, duke krijuar raste për gol dhe duke bërë gjithçka për të dhuruar emocione të mëdha dhe për joshur tifozët që të mbushin stadiumet”. Debutimi në Botëror i portugezëve është i parashikuar për datën 15 qershor në “Port Elizabeht” kundër Bregut të Fildishtë, i cili është në pritje të lajmeve të reja nga Didier Drogba. “është gjithnjë e bukur të shikosh lojtarët më të mirë të botës të jenë prezentë në Botëror, thotë Bruno Alvezh, dhe Drogba është i përfshirë në këtë listë. Sigurisht, Bregu i Fildishtë nuk varet vetëm nga ai, por edhe nga pjesa tjetër e futbollistëve. Gjithsesi, Drogba, në brendësi të skuadrës së tyre ka krijuar një të çarë të madhe. Megjithatë, ne mbetemi të përqendruar te skuadra jonë”. Për përballjen Bregu i Fildishtë-Portugali, dy skuadrat nuk do të kenë në dispozicion të tyre dy yjet Drogba dhe Nani. Në ndeshjen e fundit miqësore para Botërorit, Portugali ka mundur 3-0 Mozambikun. Në ditën e dëmtimit të Nanit, skuadra e Kueirozit është ngushëlluar me golin e Danit (i cili ka shënuar golin numër 800 në historinë e kombëtares portugeze) dhe dopjetën e Hugo Almeidas. Kristiano Ronaldo me shokë kanë bërë një paraqitje të mirë në këtë ndeshje.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›