E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fizikanët mbështesin portierët për topin

“Jabulani”

Ankesat e portierëve që marrin pjesë në Kupën e Botës 2010 kanë gjetur mbështetjen e shkencës. “Jabulani”, topi zyrtar i aktivitetit në Afrikën e Jugut “është i paparashikueshëm”. “Kam dëgjuar nga portierët se ‘Jabulani’ është një top që devijon dhe trajektoret e tij janë të paparashikueshme. Personalisht, nuk jam aspak i habitur nga ky fakt”, deklaroi Derk Leinveber, profesor i shkollës së fizikës dhe kimisë në Universitetin e Adelaides. “‘Jabulani’ ka një rrumbullakësi thuajse perfekte dhe është i projektuar që ta çajë më mirë ajrin. Kjo bën që topi të jetë më i shpejtë në momentin kur mbërrin te portierët dhe të marrë trajektore të ndryshme nga ato që ‘gardianët’ janë mësuar”. Konkluzionet e Leinveber erdhën edhe pas një krahasimi me topin “Teamgeist”, të përdorur në Gjermani 2006.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›