E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari i bën “gjëmën” Tiranës në Vlorë

Flamurtari i bën "gjëmën" Tiranës në Vlorë. Ndëshkuesit e bardhebluve, janë dy lojtarë të huaj: Ricard Bokotola dhe Djibril Sisoko, që cuan në një ektazë të jashtëzakonshme tifozerinë vlonjatë në takimin e parë në shtëpi pas tri javësh "mërgim". Tirana ka fituar pjesën e parë kundër Flamurtarit me rezultatin 1-0: gol i Vioresin Sinanit (35'). Flamurtari pretendoi një penallti të mohuar ndaj Fjodor Xhafës nga gjyqtari Shkëlqim Guce. Pjesa e dytë ishte një Flamourtari "Shoë": Tre gola në këtë pjesë për vlonjatët: Ricard realizoi një dopjetë brenda tre minutash, barazoi në të 65' dhe dyfishoi rezultatin në të 68'. Në minutën e 88', Sisoko realizoi golin e tretë në të 88' që coi në delir tifozerinë kuqezi dhe stafin e teknikut Eqerem Memushi. Një minutë më pas në të 89', Nevil Dede vetëm sa shkurtoi diferencën e golave në 3-2. Festë e jashtëzakonshme në Vlorë. Tirana pësoi humbjen e parë në kampionat, ndërsa diferenca me skudrën e vendit të dytë, Elbasanin tashmë është reduktuar në 2 pikë.

FLAMURTARI - TIRANA 3-2
Shenues: Ricard 65', 68', Sisoko 88' / Sinani 35', Dede 89'

STATISTIKA
Bilanci midis dy ekipeve: 112 ndeshje; 28 fitore Flamurtari, 21 barazime, 63 fitore Tirana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›