Skela, vazhdon vuajtja

Ervin Skela vazhdon të vuajë tek Ascoli. Është paraqitur si titullar me skuadrën e tij në përballjen e së dielës kundër Interit në "San Siro" ku skuadra e tij është mposhtur 2:0 nga kryesuesit e kampionatit italian, por nuk ka arritur që të presë në fushë fundin e lojës duke u zëvendësuar në minutën e 52-të të ndeshjes. Mesfushori shqiptar nuk ka qenë shumë aktiv në ndeshje, cka ka sjellë edhe zëvendësimin e tij nga trajneri Atilio Tesser. Në vlerësimin e ndeshjes nga gazetarët italianë, Skela ka marrë notën e dobët 5.5 duke u konsideruar si i pavërejtur në fushën e lojës, ndërsa zëvendësimi i tij është quajtur i drejtë. Gjithsesi as zëvendësimi i tij nuk ka përmirësuar lojën e Ascolit që menjëherë ka pësuar edhe golin e dytë.