E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vieri kthehet në janar

Sulmuesi i Atalantas, Cristian Vieri mund të kthehet në fushën e futbollit në muajin janar. Ky është parashikimi i trajnerit të skuadrës nga Bergamo, Colantuono, i cili planifikon që në këtë kohë të aktivizojë ish-sulmuesin e Interit, Milanit, Monacos dhe kombëtares italiane që njëherë i kishte dhënë fund karrierës si futbollist, për tu penduar vetëm pak ditë më vonë. "Ka pasur një dëmtim të vogël. Ka një problem me gjurin dhe është duke u menduar nëse duhet ta operojë. Nëse do të aktivizohet në dhjetor apo në janar ka pak rëndësi. Me rëndësi është që të shërohet", ka thënë Colantuono.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›