Java 10, Gramozi - Teuta 2-0Sulmuesi elbasanas i Gramozit, Armando Sadiku, ishte dhe heroi i fitores së dytë sezonale të skuadrës kolonjare

Rrjetet sociale:
Gramozi i Ersekës triumfoi 2-0 nga Teutës së Durrësit, duke u rikthyer te fitorja pas pesë javëve, qysh nga ajo fitore po 2-0 me Flamurtarin në javën e 5-të, por nën drejtimin e ish-trajnerit Ilir Qirjako.
Sulmuesi elbasanas i Gramozit, Armando Sadiku, ishte dhe heroi i fitores së dytë sezonale të skuadrës kolonjare të drejtuar nga Agim Canaj.
18-vjeçari Sadiku shënoi gy gola në pjesën e parë në minutat 17 e 25, duke e ngjitur skuadrën e tij në kuotën e 10 pikëve, duke lënë përkohësisht pas 3 ekipe, Laçin, Vllazninë e Shkodrës dhe Flamurtarin e Vlorës.
Teuta e Durrësit dëshmoi se në transfertë është e pafuqishme, ku në gjashtë ndeshje skuadra e drejtuar nga Mirel Josa ka mundur të regjistrojë vetëm një fitore me Flamurtarin në Vlorë.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 10
07.11.2009
13:30 Apolonia-Kastrioti 2-3
Shënues Sead Hadjibulic 28’, Albert Kaçi 56’/Orjand Abazaj 42’,
Turdiu 63’, Robert Grizha 90’+1
14:00 Gramozi-Teuta 2-0
Shënues: Armando Sadiku 17’, 25’
14:00 Tirana-Shkumbini 2-0
Shënues: Jetmir Sefa 52’, 57’
08.11.2009
13:00 Flamurtari-Laçi
14:00 Skënderbeu-Vllaznia
09.11.2009
13:30 Besa-Dinamo
Numri i klikimeve - 293
E Shtune, 07 Nentor 2009