Java 19, Flamurtari –Besa 3-0

(ALBANIA SPORT) – Flamurtari i dha një leksion të hidhur Besës së vendit të dytë në një stadium pa shikues, duke sigluar një fitore të pastër 3-0 në “replay”-in kundër kavajsëve, në ballafaqimin e dytë midis tyre për javën e 18-të të Kategorisë së Parë, pas anulimit të takimit të parë origjinal - Flamurtari fitoi edhe në atë takim, 1-0 - për shkak të një gabimi teknik të gjyqtarit Remzi Sadiku.
Serinë e “tripletës” kuqezi vlonjate e nisi kapiteni Artan Sakaj me një gol nga pika e bardhë, duke mposhtur kapitenin e Besës, Orges Shehin në minutën e 27-të. Blerja dimërore, kroati Jurika Puljiz u frenua brenda zonës nga mbrojtësi i Besës, Renato Arapi, dhe gjyqtari Kridens Meta akordoi 11-metërsh të shndërruar në gol nga ish-lojtari i Besës, Artan Sakaj.
Goli i dytë i Flamurtarit, mban shenjën golashënuesit më të mitë të sezonit të kaluar. Ish-sulmuesi i Tiranës, Migen Memelli, i cili nuk realizoi penalltinë në ndeshjen e humbur të Flamurtarit me Shkumbinin (2-1) katër ditë më parë, shënoi me kokë në minutën e 69-të golin e dytë të Flamurtarit, të parin me fanellën e vlonjatëve dhe të dytin sezonal.
Për të kompletuar triumfin e Flamurtarit mendoi një tjetër afrim gjatë merkatos, Njazi Lena, i ardhur nga Renova e Maqedonisë, duke shënuar golin e tretë në minutën e 82-të e duke i shkaktuar Besës humbjen e 3-të në 19 javë të luajtura të këtij sezoni.
Një humbje e hidhur për formacionin e Shpëtim Duros, jo vetëm se vinte pas asaj fitoreje në transfertë 2-0 me Apoloninë në Fier, por edhe për faktin e sheh sërish veten 12 pikë larg kryesuesve absolutë të kampionatit, Dinamos, që nga ana e saj ka grumbulluar 48 pikë.
Flamurtari, nga ana e tij regjistroi fitoren e katërt sezonale, duke u ngjitur tashmë në kuotën e 18 pikëve dhe vendin e 10-të, me pikë të barabarta me Gramozin (vendi i 11-të). Në ndeshjen e ardhshme, Flamurtari do të presë në Vlorë Apoloninë. Fierakët po përjetojnë një krizë rezultatesh.
Dinamo e Besa do të përballen në javën e 21-të dhe ndeshja midis tyre në “Qemal Stafa’ duket se do t’i japë përfundimisht fund luftës për titull ende pa filluar faza e tretë.
Përsa u përket statistikave, kjo ishte ndeshja e 122-të midis dy ekipeve. Flamurtari regjistroi fitoren e 36-të, kundrejt një Besë që ka në bilancin e saj 55 fitore. 31 ndeshje janë mbyllur në barazim.
Kategoria Superiore
Java 18, takim i prapambetur
03.02.2010, 14:00
Flamurtari-Besa 3-0
Shenues: Artan Sakaj 27’ (p), Migen Memelli 69’, Njazi Lena 82’
Faza e parë
Besa-Flamurtari 1-0
Java 20
05.02.2010
13:00 Gramozi-Dinamo
06.02.2010
13:00 Skënderbeu-Teuta
14:00 Tirana-Vllaznia
14:00 Laçi-Shkumbini
07.02.2010
13:00 Besa-Kastrioti
14:00 Flamurtari-Apolonia
RENDITJA AKTUALE
1 Dinamo 19 48
2 Besa 19 36
3 Tirana 19 32
4 Shkumbini 19 27
5 Teuta 19 26
6 Kastrioti 19 25
7 Apolonia 19 25
8 Laçi 19 25
9 Vllaznia 19 19
10 Flamurtari 19 18
11 Gramozi 19 18
12 Skënderbeu 19 15
Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 03 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili