Benjani huazohet në Sunderland

Sunderland ka kompletuar transferimin e sulmuesit Benjani nga Manchester City në formë huazimi deri në fund të sezonit pasi Premierliga aprovoi kalimin e tij.
Transferimi i 31 vjeqarit ishte në dyshim pasi Sunderland nuk arriti të paraqes dokumentacionin me kohë para përmbylljes së afatit kalimtar të janarit.
Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce kishte fajësuar problemet teknike për vonesën. Bruce ishte i interesuar të përforcoj repartin sulmues në ekipin që nuk ka fituar në 11 ndeshjet e fundit në ligë.