E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reyes mbetet në Atletico

Sipas të përditshmes sportive spanjolle AS, Atletico Madrid planifikon t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit Jose Antonio Reyes.

26 vjeçari u transferua në Atletico në vitin 2007 nga Arsenal, ndërsa sezonin e kaluar e kaloi si huazim në Benfica.

Marrëveshja e tij aktuale me klubin madrilen është paraparë të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, mirëpo, duke pasur parasysh paraqitjet e tij të mira këtë stinor, drejtuesit e Atleticos pritet t’i ofrojnë kontratë të re për vazhdim të qëndrimit të Vicente Calderon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›